LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lista prej 20 ekipeve që përfitojnë më së shumti para bazuar në shitjet e fanellave

Zbulohet lista prej 20 ekipeve që përfitojnë më së shumti para bazuar në shitjet e fanellave

Është zbuluar lista prej 20 ekipeve që gjenerojnë më së shumti para bazuar nga shitjet e fanellave të lojtarëve.

UEFA e ka lëshuar raportin financiar ku ndër të tjerash është bërë e ditur se cilat janë klubet më të mëdha në botën e futbollit në aspektin e shitjes së fanellave.

Sipas atij raportimi, Barcelona kryeson listën duke lënë mbrapa Real Madridin dhe Bayern Munichun. Fanellat e katalanasve prodhohen nga Nike, dhe në vitin 2023 ata kanë gjeneruar plotë 179 milionë euro.


Real Madridi në anën tjetër, fanellat e të cilëve prodhohen nga Adidas kanë gjeneruar 155 milionë euro shitje nga fanellat ndërsa Bayerni që po ashtu ka sponsor Adidas, kanë gjeneruar 147 milionë euro.

Ancelotti konfirmon datën e rikthimit nga lëndimi të dyshes Courtois dhe Militao
Lexo po ashtu Ancelotti konfirmon datën e rikthimit nga lëndimi të dyshes Courtois dhe Militao

Liverpooli është klubi anglez me më së shumti para të fituara nga shitja e fanellave me 132 milionë euro nga fanellat e tyre Nike.

Pas tyre renditet Manchester United të cilët kanë një marrëveshje luksoze me Adidas dhe kanë gjeneruar plotë 130 milionë euro.

Paris Saint-Germain (97 milionë euro), Arsenal (89 milionë euro), Chelsea (87 milionë euro), Juventus (74 milionë euro) dhe Tottenham (74 milionë euro) përbëjnë top dhjetëshen.

Top 20 klubet me më së shumti para të gjeneruara nga shitjet e fanellave në 2023:

1.Barcelona (Nike) 179 milionë euro

2.Real Madrid (Adidas) 155 milionë euro

3.Bayern Munich (Adidas)147 milionë euro

4.Liverpool (Nike)132 milionë euro

5.Manchester United (Adidas)130 milionë euro

6.Paris Saint-Germain (Nike) 97 milionë euro

7.Arsenal (Adidas)89 milionë euro

8.Chelsea (Nike)87 milionë euro

9.Juventus (Adidas)74 milionë euro

10.Tottenham (Nike) 74 milionë euro

11.Manchester City (Puma)73 milionë euro

12.Borussia Dortmund (Puma)54 milionë euro

13.AC Milan (Puma)47 milionë euro

14.Ajax (Adidas)41 milionë euro

15.Galatasaray (Nike)35 milionë euro

16.Leeds United (Adidas) – 35 milionë euro

17.Celtic (Adidas) – 34 milionë euro

18.Fenerbahce (Puma) – 31 milionë euro

19.Eintracht Frankfurt (Nike) – 26 milionë euro

20.Inter Milan (Nike) – 26 milionë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori