LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Korçë, momenti kur Ilo Lluka qëllon Emiliano Pilon dhe më pas veten

Vrasja në Korçë, momenti kur Ilo Lluka qëllon Emiliano Pilon dhe më pas veten

Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur të mërkurën (28 shkurt) në lagjen 18 në Korçë ku një person vrau një 40 vjeçar dhe më pas vrau veten.

Sikurse duket nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, Emiljano Pine ishte duke qëndruar në këmbë, teksa i afrohet shumë afër tij dhe e vret në vend.

Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, Ilo ka drejtuar armën drejt vetes.


Pine ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Pas ngjarjes tronditëse policia ka ngritur një pistë hetimi që lidhet me konflikte pronësie.  Mësohet se babai i autorit Ilia Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës Emiljano Pine, raporton tch.

Konflikt për pasurinë, zbardhet ngjarja me dy viktima në Korçë
Lexo po ashtu Konflikt për pasurinë, zbardhet ngjarja me dy viktima në Korçë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku mbetën të vrarë dy persona, detaje të reja kanë dalë në dritë mbi motivin e konfliktit midis Emiljano Pines dhe autorit të ngjarjes Ilo Lluka, i cili vrau 40-vjeçarin e më pas edhe veten.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira.

Për të ndjekur videon me pamjet nga momenti i vrasjes klikoni KËTU