Prej mesditës të së shtunës trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës, por edhe anasjelltas është devijuar pranë rreth rrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukësit e për tu lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.
Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentet përfundimtare, proces që sipas kompanisë koncesionare do të zgjasë rreth dy javë.
Policia rrugore në bashkëpunim me policinë bashkiake po menaxhon trafikun.
Ndërkohë, punonjësit e kompanisë koncesionare vendosën sinjalistikën e nevojshme dhe blloqe betoni për të ndaluar qarkullimin nga rreth rrotullimi i Gostilit deri tek ura mbi Drin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin moltov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën
Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251