Lajmi se disa dhjetëra shoferë mbushën veturën e tyre me naftë në vend të benzinës për shkak të gabimit të punonjësve, ku me sa duket ishte ruajtur karburanti i gabuar në rezervuarin e gabuar në Kroaci, shtroi pyetjen se çfarë të bëni në një rast të tillë.
Përkatësisht, përdorimi i karburantit të gabuar mund të shkaktojë dëme të mëdha në motorin e veturës suaj.
Nuk është e lehtë të mashtrohesh
Nafta është një substancë shumë më e dendur se benzina tradicionale dhe ndizet nga presioni dhe jo nga një shkëndijë. Për shkak të densitetit të tij, edhe një sasi e vogël e karburantit dizel në një automjet me benzinë mund të bllokojë injektorët e karburantit, filtrat dhe tubat brenda motorit, raporton index.hr.
Me përjashtim të rastit të sotëm, ku ka pasur një gabim të dukshëm nga një punonjës, nuk është shumë e lehtë të gabosh dhe të hedhësh karburantin e gabuar. Gjegjësisht, gryka e “armëve” nëpër të cilat derdhet naftë është zakonisht më e madhe, kështu që nuk do të futet as në vrimën për mbushjen e rezervuarit të karburantit të benzinës.
Gjithashtu, doreza përmes së cilës derdhet naftë është e zezë, ajo e benzinës është e gjelbër, ndërsa në pompë shënohet gjithmonë qartë lloji i karburantit. Gjithashtu, lloji i karburantit që futet në veturë shënohet gjithmonë në etiketë pikërisht pranë vrimës së mbushjes.
Asnjëherë mos e nisni motorin
Në rast se nuk ka gjasa që të keni derdhur naftë në veturën ose motoçikletën tuaj me motor benzinë dhe të vini re gabimin përpara se të filloni të vozitni, mos e ndizni motorin në asnjë rrethanë.
Tërhiqeni menjëherë automjetin në një punishte ose telefononi një shërbim celular, në mënyrë që ata të mund të pompojnë naftën dhe të zbrazin rezervuarin, të shpëlajnë sistemin e karburantit dhe të zëvendësojnë filtrat e karburantit.
Mos harroni: koha është thelbësore! Edhe nëse nuk e drejtoni automjetin, karburanti dizel në rezervuar do të bllokojë sistemin e karburantit, motorin dhe grykat, dhe dëmi që rezulton do t’ju kushtojë disa qindra euro.
Nuk do të arrish shumë larg
Dhe nëse filloni të ngasni veturën tuaj me naftë, nuk do të arrini shumë larg. Një motor me benzinë nuk mund të djegë naftë, kështu që automjeti juaj do të lëvizë disa kilometra, do të bëjë zhurma të çuditshme dhe më pas do të ndalojë.
Kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha, domethënë shkatërrimin fjalë për fjalë të motorit, i cili më pas do të ketë nevojë për një “gjeneral”.
Prandaj, sapo të vini re se diçka nuk është ashtu siç duhet – qoftë motori që nuk “tërheq” apo dëgjohen disa zhurma të çuditshme – ndaloni menjëherë dhe kërkoni ndihmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen
Mercedesi i rrallë i vitit 1955, shitet për shifër rekord në një ankand
Makina elektrike kineze shpërthen gjatë mbushjes
A e dini se çfarë do të thotë shigjeta afër treguesit të karburantit në veturën tuaj?
Volkswagen ndalon së prodhuari Polo në Evropë
Bakteret mund të zhvillohen në karburantin dizel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij