LAJMI I FUNDIT:

Rakunët i vjedhin ushqimin para derës gruas nga Florida

Rakunët i vjedhin ushqimin para derës gruas nga Florida

Një grua nga Florida e SHBA-së mori telefonin e saj dhe filloi të filmonte kur një “treshe banditësh” i vodhën porosinë para derës së saj.

Caterina Sevares tha se kur e hapi derën e përparme të apartamentit të saj në West Palm Beach për të marrë porosinë nga Talkin’ Tacos, është përballur me tre rakunë të cilët po e shijonin ushqimin e saj.


Sevares mori telefonin dhe filloi t’i filmonte, video të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.

“Sapo ata filluan të fërshëllejnë, unë e mbylla derën shpejt”, tha amerikanja.

Më pas ajo është përkujdesur që rakunët të largohen nga hyrja e apartamentit, edhe pse ata tashmë kishin ngrënë pothuajse gjithë ushqimin. /Telegrafi/