Figura e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tashmë është shkrirë në bronz, në shtatoren që është vendosur sot në oborrin e shtëpisë së një mërgimtari në fshatin Peran të Podujevës, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Spanjë.
Këto raste janë të rralla kur u ndërtohen shtatore personaliteteve derisa ata janë gjallë. Mirëpo, këtë iniciativë mërgimtari Sabahudin Uka, thotë se e ndërmori për dashurinë e madhe që ka për kryeministrin Kurti.
Uka për Telegrafin tha se ideja i kishte ardhur para tri vitesh, kur partia e kryeministrit Kurti i fitoi zgjedhjet në vend.
“Tash po duket që është shtet, që po funksionon diçka. Ne mërgimtarët jemi shumë të ndjeshëm. Edhe pse po na keshin nëpër media, jemi shumë të ndjeshëm. Ma merr mendja që 90 për qind e mërgimtarëve kanë qejf me u kthye këtu. Janë mësu me kushte më të mira atje. E, tani s’mund të kthehen këtu. Veç pak me u ndreq këtu, krejt kthehen. Unë për vete këqyri me u kthy. Edhe një vit jam këtu. Për momentin 20 vjet jetoj në Spanjë. Kam jetu edhe në Gjermani”, ka thënë Uka.
Uka tha se këtë shtatore e ka punuar skulptori Agron Blakçori dhe se ka kushtuar 50 mijë euro.
“Me ftue s’kena mujt, ama mediat mbrëmë kanë bo bum të madh. Po tash i ka punët e veta s’mund të vjen dhe ai [Kurti]”.
I pyetur se a e ka takuar ndonjëherë kryeministrin, ai tha: “Jo, kurrë hiç. Shoqja e ka takuar para dy vitesh, e unë jo. Veç që unë e du. Edhe këtu ia kam shkru ‘Shpresa e fundit’, se mendoj që është shpresa e fundit për mu kthye e me rrnue këtu”.
Uka tha se këtë shtatore do ta mbajë në oborr dhe se nuk pranon që ta zhvendosë diku tjetër.
“Që don dikush me bo diçka në ndonjë vend publik, unë mund të investoj e të ju ndihmoj. Kjo shtatore nuk luhet nga këtu”, tha ai.
Ndërsa, qytetari Gani Uka, tha se punimi i kësaj shtatoreje është mirëpritur nga të gjithë.
“Kam ardh me zbulue shtatoren e Albinit. Jam i lindur këtu e jetojë në Prishtinë. Kjo është e mirëpritur. Edhe unë e kisha bo. Ky i ka dhënë 50 mijë euro, e unë i kisha dhënë edhe 100 mijë. Ky djali ka dhënë një premtim ‘që fiton Albini kam me ia bo një shtatore’, dhe ia bëri. Bravo i qoftë”, tha qytetari.
Bahtir Ejupi nga fshati Gllamnik tha se ka ardhur enkas për të parë nga afër zbulimin e shtatores së Albin Kurtit.
“Për këtë arsye kam ardhur. Është ide shumë me vend. Edhe mbrëmë kur e pash ‘Shpresa e fundit’, jam kënaq. Ashtu është kjo është shpresa e fundit e qeverisjes. Qeveritë e mëparshme janë marrë me kriminalitet, me rrena, me dallavere dhe për këtë arsye kam ardh”, tha Ejupi.
Një tjetër mërgimtar, i cili jeton dhe vepron në Kroaci, Ismet Musliu tha se ka ardhur për këtë ngjarje.
“Faleminderit prej këtij zotërisë që ka bo një punë të mirë. Duhet me nderu se e kemi një kryetar që po punon për popull e jo për karrige. 13 vota ia kam dhënë Kurtit, rrnoftë edhe Vjosa Osmani bashkë me Albinin”, tha Musliu.
Ai tha se po të kishte mundësi do e kishte bërë të njëjtë gjë si mërgimtari Uka.
“Edhe unë po të kisha pas mundësi ia kisha maru një shtatore Kurtit. Pak jemi largu ndërmjet veti e duhet mu dasht ma shumë”, u shpreh Musliu.
Edhe mërgimtari Naser Rashiti e mbështeti iniciativën e Ukës për ngritjen e kësaj shtatoreje.
“S’kam pa shtatore më të rregulluar si kjo. Historia nuk e mban mend si ky kryeministër, e si ky atdhetar. Nëse tjerët punojnë si Albin Kurti, krejt statuja ka mu bo Kosova. Sabahudini e ka bo me pare të veta, ka pas qejf me bo këtë shtatore. Albin Kurtin e njohim përmes televizorit, ka adhurim ndaj tij. Kjo u bë privat dhe më vjen mirë që ka pas ide kaq të mirë. Për Kurtin sa e meriton me bo, s’kemi mundësi. S’besoj që as diamanti që mund ta paguaj punën e tij që e ka bërë, por jemi kënaq dhe ishalla ka shëndet dhe jetë të mirë dhe nuk na bien naj kurth të armikut…”, theksoi ky qytetar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A