Fillon ndërtimi i qarkores në Tetovë, investim 12 milion euro – duhet të përfundojë vitin e ardhshëm
12 milionë euro do të investohen në qarkoren e Tetovës, me gjatësi prej 5.4 kilometrave, në rrugën nga kthesa për në fshatin Trebosh deri në fshatin Neproshten, ndërtimi i së cilës filloi sot nën praninë e kryeministrit teknik, ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale.
Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa objekte, si rrethrrotullimi dhe mbikalimi mbi hekurudhë. Ka filluar edhe procesi për shpronësim, dhe afati për kryerjen e projektit është 15 muaj pas futjes në punë të kontraktorit, pra ndërtimi duhet të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm.
“Ndërtimi i kësaj qarkore është projekt që do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të rajonit, do të lehtësojë trafikun dhe do të lehtësojë qasjen e shumë kompanive që veprojnë në këtë pjesë të vendit”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Ai theksoi se investimi në vlerë prej mbi 12 milionë euro është kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e rrjetit rrugor në mbarë vendin dhe do të jetë lehtësim i madh për të gjithë qytetarët nga Tetova, Zhelina, Tearca, Jegunovca dhe të gjitha vendet tjera që lidhen me këto komuna.
Mjetet janë siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, si pjesë e programit vjetor të investimeve.
“Është planifikuar të ndërtohet 5.4 kilometra rrugë, pra qarkorja do të ketë dy korsi nga të dyja anët me gjerësi totale 6.60 metra. Në të dy anët e rrugës do të ketë rrugë paralele shërbimi, në të gjithë gjatësinë e segmentit me gjerësi rreth tre metra”, tha drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.
Edhe kryeministri teknik, Talat Xhaferi, theksoi rëndësinë e projektit dhe se kamionët e rëndë do të largohen nga rrugët e zonës qendrore të qytetit, gjegjësisht transportuesit do të lëvizin në një rrugë moderne dhe të sigurt, e me këtë edhe qytetarët do të mbrohen.
Në pyetjen gazetarëve për prezencën e tij si kryeministër teknik në promovimin e një projekti kapital, Xhaferi tha se një nga obligimet e Qeverisë është organizimi i zgjedhjeve dhe se i ka të gjitha kompetencat sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe do t’i përmbushë të gjitha aktivitetet dhe kompetencat.
“Zgjedhjet nuk janë shpallur, interpretoni si të doni, unë jam duke i kryer punët e përditshme”, tha Xhaferi, i pyetur nëse ngjarja ishte fushatë parazgjedhore.
Kjo është faza e parë për realizimin e projektit dhe faza e dytë parashikon ndërtimin e kryqëzimit në Trebosh, për të cilin ka nisur projektimi. Qarkorja do të ndërtohet nga kompania “Granit”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend