LAJMI I FUNDIT:

Alba i përgjigjet Santianës: T’i kam dërguar edhe rrobat e mia personale, është duke u tepruar mosmirënjohja

Alba i përgjigjet Santianës: T’i kam dërguar edhe rrobat e mia personale, është duke u tepruar mosmirënjohja

Shoqëria e dy ish-banoreve të Big Brother Vip Kosova është diskutuar shumë.

Pas mbarimit të spektaklit, Santiana Maloku gjatë një interviste është shprehur se Alba nuk e ka mbështetur fare Santianën pas daljes nga loja.


Alba e cila kishte qëndruar në heshtje deri tash, vendosi të reagojë dhe t’i kthejë përgjigjje Santianës përmes një postimi në InstaStory.

Foto: Alba Vukaj/Instagram

Shkrimi i saj ishte i gjatë, në të cilin Alba tregon se ajo në fakt e kishte përkrahur shumë Santianën, po ashtu edhe e kishte ndihmuar me disa kërkesa që ka pasur, si rrobat të cilat i janë dashur Santianës, po ashtu edhe rroba personale të Albës.

Alba tregon që edhe me shëndet nuk ka qenë mirë, dhe se ka qenë shumë e angazhuar pas daljes nga BBVK.

Foto: Alba Vukaj/Instagram

“Është jashtë natyrës sime, t’i përmend të mirat që unë bëj për njerëzit, por është duke u tepruar mosmirënjohja në intervista të vazhdueshme kundër meje.” – është shprehur Alba.

Më tutje ajo thotë: “Uroj që mbas këtij sqarimi, Santiana të fokusohet në jetën e vet, siç po bëj unë me timen. Ka video, ka fakte, ka intervista dhe gjithçka tjetër, që e dëshmon se çfarë shoqërie të pastër dhe pa asnjë interes e kam pasur për Santianën.” /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Me mbi 105 milionë euro pasuri - Dua Lipa është në listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar të moshës nën 40 vjeç

Me mbi 105 milionë euro pasuri - Dua Lipa është në listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar të moshës nën 40 vjeç

Magazina
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Hailey Bieber del për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shfaq barkun e saj në rritje

Hailey Bieber del për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shfaq barkun e saj në rritje

Magazina
Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë

Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë

Magazina
Kalo në kategori