LAJMI I FUNDIT:

Ylli anglez i futbollit ka blerë një qen për 29 mijë euro, por për arsye të veçantë

Ylli anglez i futbollit ka blerë një qen për 29 mijë euro, por për arsye të veçantë

Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish ka postuar një foto me qenin e tij të ri, që e bleu pas grabitjes së tmerrshme që përjetoi në dhjetor.

Jack dhe e fejuara e tij Sasha Attwood mbetën pa bizhuteri në vlerë prej më shumë se një milion eurosh nga shtëpia e tyre pas grabitjes më 26 dhjetor.


Me atë rast, Grealish ishte larguar me Manchester Cityn e tij dhe hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe fjalë për fjalë e shkatërruan atë.

Hajdutët nuk u gjetën kurrë dhe ndërkohë që kërkimet vazhdojnë, anglezi publikoi një foto ku shfaqet me një qen roje sigurie për të cilën ka paguar 29 mijë euro.

Bëhet fjalë për një malinos belg, një qen roje të cilin e ka blerë të trajnuar posaçërisht nga kompania e sigurisë “Chaperone K9 Services”.

Përveç atij qeni, në foto është edhe një qen i vogël, që quhet Skye, të cilin Grealish e bleu në vitin 2020.

Jack dhe Sasha u zhvendosën në vilën e re vetëm pesë ditë para vjedhjes dhe grabitjes. Pavarësisht gjithçkaje, ata shpresojnë se do të gjenden bizhuteritë e shtrenjta dhe hajdutët do të ndëshkohen në mënyrë adekuate. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Magazina
Katër muaj që nga nisja e Big Brother - shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë  e famshme

Katër muaj që nga nisja e Big Brother - shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë e famshme

Magazina
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Kalo në kategori