Barcelona po planifikon të rinovojë skuadrën e saj përsëri këtë verë dhe do të marrë masa më drastike dy sezone pas verës së famshme të levave ekonomike. Ndërsa Ousmane Dembele u largua verën e kaluar, për herë të parë, presidenti Joan Laporta po planifikon të shesë lojtarë të rëndësishëm.
Sipas gazetës Sport, Barcelona do të përpiqet të transferojë pesë lojtarë gjatë verës, dy prej të cilëve do të jenë lojtarë të rëndësishëm.
Dy do të largohen në fund të kontratave të tyre si Sergi Roberto dhe Marcos Alonso. Ndërkohë që në verë do të largohet edhe Oriol Romeu, i cili u soll me kërkesë të Xavi Hernandez.
Emrat e mëdhenj që do të largohen do të jenë Raphinha dhe një qendërmbrojtës. Kjo e fundit duket të jetë një çështje e hapur në varësi të interesit, me Jules Kounde, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo të gjithë në kombinim.
Ylli uruguaian raportohet se është i hapur për një lëvizje te Bayern Munich dhe ka më shumë gjasa të tërheqë interes serioz dhe të sjell më shumë para.
Barcelona do t’i drejtohet sërish La Masias për të mbuluar këto mungesa. Largimi i Raphinhas do të mbulohet nga Lamine Yamal, pavarësisht se nuk mbush 17 vjet deri në gusht. Ai do të ndajë minuta me Ferran Torres në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa 17-vjeçarit Pau Cubarsi do t’i kërkohet të rritet në vend të qendërmbrojtësit në largim.
Hector Fort do të jetë gjithashtu mbështetës për pozicionin e mbrojtësit të djathtë, pasi Barcelona ende synon të nënshkruajë përgjithmonë me Joao Cancelo dhe Joao Felix nëse kushtet lejojnë.
Për sa i përket forcimit të ekipit, gjetja e një mesfushori qendror cilësor, me gjasë për të luajtur para mbrojtjes dhe një opsion cilësor në krahun e majtë të sulmit, thuhet se janë prioritetet e drejtuesve.
Të gjitha këto plane kanë kuptim në letër, por dy nga të panjohurat më të mëdha potencialisht do t’i pengojnë ato plane. E para është tregu i transferimeve dhe nëse Barcelona do të marrë interesin apo ofertat që kërkon për Raphinhan dhe njërin nga mbrojtësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin
Pioli: E vuajtëm shumë eliminimin nga Liga e Evropës dhe humbjen në derbi
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron