LAJMI I FUNDIT:

Sahatçiu reagon pas shkarkimit: Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau

Sahatçiu reagon pas shkarkimit: Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau

Donjeta Sahatçiu ka reaguar pasi është shkarkuar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama pasditen e së hënës.

Ajo pasi ka falënderuar qytetarët, thotë se një pjesë e misionit u arrit.

“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! Një copëz e misionit u arrit”.


Ajo nuk ka hezituar ta urojë edhe nënkryetaren e re të kryeqytetit Jehona-Lushaku Sadriun.

“Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare. Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër!”, ka shkruar Sahatçiu.

Ndryshime të mëdha në Komunën e Prishtinës, Rama shkarkon nënkryetaren Donjeta Sahatçiu
Lexo po ashtu Ndryshime të mëdha në Komunën e Prishtinës, Rama shkarkon nënkryetaren Donjeta Sahatçiu

“Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Derisa në fund ajo ka treguar se shkarkimi I saj ndodhi për shkak të zhvillimeve që lidhen me shpronësimet ne Badoc, që PDK veproi ndryshe nga partneri i koalicionit LDK.

“Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau”, ka përfunduar shkrimin Sahatçiu në Facebook./Telegrafi/