LAJMI I FUNDIT:

Rakuni shkakton ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra njerëz në Toronto

Rakuni shkakton ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra njerëz në Toronto

Një rakun ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra qytetarë në Toronto të Kanadasë.

Ndërmarrja e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, Hydro One, ka njoftuar se rreth 7000 klientë në qendër të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se dy orë, derisa u përcaktua se rakuni ka prishur pajisjet.

Për fat të keq, kafsha ka ngordhur në vendngjarje.


Bëhet e ditur se kompania po punon që të parandalojë incidentet e ardhshme të këtij lloji. /Telegrafi/