LAJMI I FUNDIT:

Doli-Muhaxhiri rrëfen për ngacmimin seksual që iu bë live në emision: Versioni më i mirë është të flasësh për këto raste

Doli-Muhaxhiri rrëfen për ngacmimin seksual që iu bë live në emision: Versioni më i mirë është të flasësh për këto raste

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli-Muhaxhiri, e ftuar në episodin e radhës të “Përballje Podcast” ka rrëfyer për një rast të ngacmimit seksual që i ka ndodhur në emisionin e saj live.

Në Podcast-in me Muhamet Hajrullahun, kryeredaktor i Telegrafi.com dhe autor i emisionit “Përballje”, ajo ka thënë se ka qenë e shokuar kur gjatë moderimit të emisionit ka pranuar një mesazh nga një burrë, i cili i kishte dërguar fotografi të trupit të tij të zhveshur.


“E kisha pjesën e programit ku secili ka dërgu fotografi të biznesit dhe unë live në emision, në kohë reale, duhej ta bëja reklamën e biznesit. Isha shumë e re dhe fillova me u lidh shumë me dëgjues. Më erdhi në mesazh një fotografi e një burri që e kishte ekspozuar trupin e tij”.

Rrjetet sociale si fushë betejë për gratë në politikë: 'Përballje Podcast' diskuton dhunën dhe dezinformimin online
Lexo po ashtu Rrjetet sociale si fushë betejë për gratë në politikë: 'Përballje Podcast' diskuton dhunën dhe dezinformimin online

Doli-Muhaxhiri duke dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti, ka thënë se versioni më i mirë është të flasësh e të mos heshtësh.

Edita Doli-Muhaxhiri // Foto: Ridvan Slivova, Telegrafi.com

“Unë vendosa mos me fsheh. Për mua ka qenë shok se isha live në emision, atëherë s’ka qenë në televizion. Kisha mesazhet e tij përditë me emër dhe mbiemër, numrin e telefonit dhe si gjendet në rrjete sociale publikisht. Aty e kam pa që versioni më i mirë është me dalë me folë, jo me fshehë, jo me thonë leje”.

Ajo tutje ka treguar se pas përfundimit të emisionit e ka telefonuar personin në fjalë, i cili i ka premtuar se më kurrë nuk do ta bëjë një veprim të tillë.

“Kur e kam thirr menjëherë pas emisionit, ai burrë është lut kurrë më mos me ia përmend emrin, kurrë më nuk provokon, as nuk…Unë atë ditë kur e thirra, isha shumë e shqetësuar, i thashë: Të lutem, Radio Dukagjinin mos gabo më kurrë me leshu. Shumë e përjetova keq e prej atij momenti Edita në emision asnjë ngacmim kurrë s’e ka pas. Po e morën vesh të gjithë që këtu, me edhe një fotografi nëse e dërgon ke me u bo lajm”.

“Prandaj, nëse dikush ofendon në rrjete sociale, hajde ne ta bëjmë lajm. Po pra, ky person ofendon, ndoshta ashtu e ndihmojmë ndryshimin, jo vetëm në gjykata. Ai person e ka dërgu atë fotografi, i zhveshur, po shumë të tjerë më, edhe nëse e kanë mendu me vepru njëjtë, nuk e bëjnë atë gjë”, është shprehur Doli-Muhaxhiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori