LAJMI I FUNDIT:

Miratohet raporti përfundimtar për projektligjin e shëndetit riprodhues, “topi” kalon te Kuvendi

Miratohet raporti përfundimtar për projektligjin e shëndetit riprodhues, “topi” kalon te Kuvendi

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të martën ka miratuar raportin përfundimtar për Projektligjin e Shëndetit Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Vendimi është marrë me pesë vota për dhe një votë kundër, e cila ka ardhur nga deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, ka deklaruar se të gjitha kushtet për procedimin e këtij projektligji janë përmbushur dhe tani Kuvendi i Kosovës ka detyrën për të vendosur nëse do ta miratojë apo jo këtë Projektligj.


Kollçaku ka shtuar se komisioni ka bërë një punë të kujdesshme në hartimin e këtij ligji dhe se shpreson që ai do të sjellë përparim në fushën e shëndetit riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor.

Tani, me miratimin e Komisionit, vjen radha e Kuvendit të Kosovës për të vendosur për këtë Projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor ishte në shqyrtim prej muajit mars 2023 në Kuvend, ku disa herë është hedhur në votim mirëpo për të njëjtin nuk ka pasur vendimmarrje.

Ky projektligj për disa herë me radhë ka dështuar të miratohet për shkak të mungesës së votave dhe kuorumit për miratimin e tij.

Ky projektligj i cili ka ngritur debate disa herë në Kuvendin e Kosovës, ka dështuar tre herë që të miratohej nga deputetët, nga të cilët ka pasur edhe që e kanë kundërshtuar kalimin e tij, derisa në tetor të vitit 2023 kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori