LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 18-vjeçarit, avokati Hoxha: Të miturit mund të dënohen vetëm deri në 10 vjet burgim, ligji duhet të ndryshohet

Vdekja e 18-vjeçarit, avokati Hoxha: Të miturit mund të dënohen vetëm deri në 10 vjet burgim, ligji duhet të ndryshohet

Avokati Asdren Hoxha, ka komentuar rastin e të riut Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me veturë nga dy persona të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se ky rast nuk do të kualifikohet si vrasje.

Dhe sipas tij edhe nëse juridikisht ndodh, prap se prap dënueshmëria makimale me burg për të miturit është 10 vite.


Për këtë, thotë Hoxha, ligji duhet ndryshohet në mënyrë që të rritet dënueshmëria.

“Allah na ruaj nga sprovat. Vepra penale ndaj të riut nga Podujeva, cilësohet lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje”.

Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje i riu nga Podujeva
Lexo po ashtu Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje i riu nga Podujeva

“Nuk kualifikohet si vrasje! Eventualisht edhe po që se kualifikohet si vrasje gjë që juridikisht nuk ndodh, prap se prap dënueshmëria makimale me burg për të miturit është 10 vite. I mituri i moshës 17-vjeçare në rastin edhe më të keq, lirohet në moshën 25-vjeçare edhe vazhdon jetën normalisht, viktima nuk zgjohet”.

“Ligji duhet të ndryshohet, dënueshmëria duhet të rritet”, shkroi ai.

Lidhur me këtë rast, gjatë ditës së diel pati reagime të ashpra nëpër rrjetet sociale./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori