LAJMI I FUNDIT:

Bolonja kufizon shpejtësinë e vozitjes në 30 kilometër në orë – qytetarët ankohen: Po vonohemi për punë

Bolonja kufizon shpejtësinë e vozitjes në 30 kilometër në orë – qytetarët ankohen: Po vonohemi për punë

Bolonja është bërë qyteti i parë italian që ka kufizuar shpejtësinë e vozitjes në 30 kilometër në orë, gjë që ka nxitur protesta nga shoferët e taksive të cilët kërkojnë rritjen e çmimeve të shërbimeve të tyre.

Kjo lëvizje nga kryetari i qytetit italian, Matteo Lepore, ka tërhequr kritika nga opozita e cila thuhet se po planifikon një referendum për këtë çështje, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ky vendim u dënua edhe nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Italisë.


“Qytetarët e Bolonjas janë të shqetësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e shpejtësisë, por ky ligj po e ndryshon edhe jetën”, tha organizatori i protestës, Andrea Spetoli, duke theksuar se qytetarët po ankohen që për shkak të masave të reja po vonohen për në punë.

Shqetësim në lidhje me ligjin e ri kanë shprehur edhe shoferët e autobusëve, të cilët thanë se shpejtësia e vogël mund të çrregullojë oraret e të rrisë aksidentet, pasi njerëzit priren të fokusohen më shumë te matësi i shpejtësisë sesa te rruga.

Por, duke u bazuar në faktin se kjo masë zbatohet edhe në qytete tjera evropiane si Brukseli, Parisi, dhe Grazi, Bolonja shpreson se qytetarët e saj gradualisht do të përshtaten me ndryshimin. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Auto
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Auto
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Auto
Lamborghini, Jaguar, Ferrari,...: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

Lamborghini, Jaguar, Ferrari,...: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

Auto
Makinat elektrike mund të karikohen në vetëm nëntë sekonda, falë një teknologjie të re!

Makinat elektrike mund të karikohen në vetëm nëntë sekonda, falë një teknologjie të re!

Auto
Kalo në kategori