LAJMI I FUNDIT:

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, më tepër se dy orë pritje te Dheu i Bardhë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, më tepër se dy orë pritje te Dheu i Bardhë

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë koha e pritjes për të hyrë në Kosovë vazhdon të jetë e gjatë.

Por befasisht që për këtë sezonë dimri, pritjet janë më të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë derisa në Merdarë pritjet janë më të shkurta.


Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se sipas të dhënave të orës 16:11, për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë duhet të pritni mbi 2 orë (120-140 minuta), derisa për ta lëshuar Kosovën nga kjo pikë nuk ka pritje.

Kolonat në këtë vendkalim kufitar sillen nga 500-600 metra.

Në Muçibabë pritjet janë rreth 870 minuta, derisa kolonat janë kilometrike (1,500 metra).

Në Merdarë pritjet shkojnë nga 30-40 minuta, derisa sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar nuk ka kolona.

Pritje ka edhe në Jarinë (deri ne 80 minuta), por që nuk raportohen kolona.

Në vendkalimin tjetër kufitar Bërnjak, pritjet llogariten nga 5-10 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.