LAJMI I FUNDIT:

Audi, Porsche, dhe VW, pranojnë standardin e karikimit të Tesla-s

Audi, Porsche, dhe VW, pranojnë standardin e karikimit të Tesla-s

Në një njoftim zyrtar, Volkswagen Group ka deklaruar se brendet e tij prestigjioze si Audi, Porsche, Scout Motors, dhe Volkswagen, do të miratojnë standardin e karikimit të zhvilluar nga Tesla.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, pritet që brendet e Volkswagen Group të zbatojnë standardin e karikimit të Tesla-s në gamën e automjeteve të tyre elektrike në Amerikën e Veriut, duke filluar nga viti 2025.


Sa i përket automjeteve elektrike ekzistuese nga Audi, Porsche, dhe Volkswagen, kompanitë po punojnë në zhvillimin e adapterëve të përshtatshëm, duke lejuar përdoruesit të shfrytëzojnë rrjetin e karikimit të Tesla-s.

Kjo do të mundësojë një proces karikimi më të shpejtë dhe më të lehtë.

Deri më tani, një numër i prodhuesve të makinave e kanë miratuar këtë standard, duke përfshirë BMW, Ford, GM, Honda, Hyundai, Nissan, dhe Toyota. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Kalo në kategori