LAJMI I FUNDIT:

IFFHS: Sylvinho në mesin e përzgjedhësve më të mirë në botë

IFFHS: Sylvinho në mesin e përzgjedhësve më të mirë në botë

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar listën me emrat e 20 menaxherëve më të mirë të ekipeve përfaqësuese, ku pjesë e tyre është edhe Sylvinho i kombëtares së Shqipërisë.

IFFHS ka publikuar në këtë fundvit edhe kësaj radhe listat me më të mirët e kategorive, ku ndër ta edhe për trajnerët e përfaqësuesve, ku zë vend edhe Sylvinho, i cili e kualifikoi Shqipërinë në Euro 2024.


Trajneri brazilian është në mesin e 20 emrave të trajnerëve të shquar të përfaqësueseve, në listë me emra të mëdhenj si Didier Deschamps, Gareth Southgate, Roberto Martinez, Marcelo Bielsa dhe Lionel Scaloni.

Në këtë listë janë edhe Luis de la Fuente, Steve Clarke, Domenico Tedesco, Marco Rossi, Fernando Batista, Felix Sanchez, Jaime Lozano, Thomas Christiansen, Gregg Berhalter, Hajime Moriyasu, Juergen Klinsmann, Rui Vitoria, Avram Grant de Chris Hughton.

Kjo organizatë ndanë çmimet vjetore në secilën kategori, prej vitit 1987, ndërsa juria përbëhet nga anëtarë të IFFHS-së, gazetarë të sportit dhe ekspertët e futbollit nga 120 shtete në të gjithë botën.

Fituesi i secilës kategori, e në veçanti i menaxherëve do të publikohen në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Premier League
Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

La Liga
Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Premier League
Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

La Liga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Kalo në kategori