Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit gjatë këtij viti ka dërguar rreth 80 lëndë në Prokurori nën dyshimin për korrupsion. Ky institucion po ashtu ka evidentuar 30 zyrtarë publikë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë me kohë sivjet. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Derisa flet për lëndët nën dyshimin për korrupsion që kanë dërguar në prokurori, ai thekson se vitin e kaluar kanë dërguar 270 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion. Sipas tij, janë të konfirmuara rreth 30 aktakuza.
“Vitin e kaluar i kemi dërguar rreth 270, këtë vit edhe 80 të tjera (në prokurori nën dyshimin për korrupsion). Shumica nga to kanë përfunduar, i kemi të paktën të konfirmuar rreth 30 aktakuza bazuar në kallëzimet tona penale, besoj se gjitha këto do të përfundojnë me vendim dënues nga Gjykata”, vijon Buleshkaj.
Pavarësisht sfidave, Buleshkaj thotë se Kosova është në një trend të mirë të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, porse shton se ende ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.
“Kosova është në një trend të mirë të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, por ende nuk jemi tek ajo që është e pritshme dhe që është e dëshirueshme edhe nga vet ne. Edhe raporti ndërkombëtar e shënojnë progresin, e kemi gjitha rang listat tregojnë që kemi progres, qoftë ‘freedom house’, qoftë transparencë internacional, edhe Raporti i fundit për Kosovën, e shënon progresin, por edhe ata e njohin që nuk është i mjaftueshëm, edhe ne e besojmë këtë që nuk është e mjaftueshme, por ne jemi në rrugë të mirë”, shprehet Buleshkaj për kp.
Mes tjerash, ai thotë se në këtë drejtim, kjo Agjenci ka me dhjetëra raste të fituara, porse shton se ende ka punë për të bërë.
“Po besoj se këtë vit nga ato që kemi me dhjetëra raste të cilat ka fituar Agjencia, sepse janë iniciuar nga Agjencia, pastaj është procedura kur Prokuroria merret dhe i ngrit si formë aktakuze. Ne jemi të kënaqur, sepse ka një laramani në aspektin e nivelit të trajtuar nga Prokuroria, duke filluar nga niveli më i ultë asamblistëve e deri tek nivelet më të larta. Por, besoj se jemi në rrugë të mirë, nuk jemi të kënaqur me gjitha përfundimet, sepse kemi pritur më shumë sesa kjo, por në qoftë se vazhdojmë me këtë trend pozitiv, atëherë do të kemi rezultate gjithmonë e më të mira”, thotë Buleshkaj.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka evidentuar rreth 30 zyrtarë publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre me kohë.
“Ka edhe prej tyre (në gjykatë prej zyrtareve publik që kanë deklaruar pasurinë). Por, ne këtë vit kemi pasur dyfishim të numrit të zyrtarëve që kanë bërë deklarimin e pasurisë, nga 5 mijë vitin e kaluar, tashmë kemi 10 mijë. Jemi në proces të verifikimit të pasurisë së këtyre zyrtareve, d.m.th ende nuk ka përfunduar si proces. Lajmi mirë ka qenë se shumica dërmuese e tyre, janë përgjigjur në kohë këtij obligimi ligjor, pra kemi një numër të papërfitshëm të atyre që nuk kanë deklaruar pasurinë. Shembull nga faza e parë ku kanë qenë të obliguar 5 mijë vetëm 12 nuk e kanë bërë verifikimin e pasurisë në kohë, pastaj edhe shumica nga ta e kanë kryer pas afatit të parë dhe nga 5 mijë e dytë, kemi rreth 30 të cilët nuk e kanë bërë në kohë”, thotë mes tjerash ai.
Ne fund, Buleshkaj shton se ky institucion është duke punuar në ngritje të kapaciteteve në mënyrë që të punohet më shumë në luftimin kundër korrupsionit, për çka shpreson se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë në këtë drejtim.
“Agjencia është në proces të tranzicionit, d.m.th na janë shtuar kompetencat, mandati ynë është pak më i zgjeruar. Jemi duke punuar në ngritje të kapaciteteve, po besoj që viti i ardhshëm do të jetë më i mirë, sepse edhe nga drafti i parë i buxhetit është më i mirë për ne, nga rreth gjysmë milioni, tashmë është afër me 1 milion, pra, kemi gati dyfishim të buxhetit. Kështu, po besoj se viti i ardhshëm do të vazhdojë të jetë sfidues, por të paktën do të jemi gjitha kapacitet tona qoftë teknike por edhe njerëzore për të dalë deri në fund të mandatit tonë”, përfundon Buleshkaj.
Të premten në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit është mbajtur një tryezë me temën “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, në të cilën u kërkua nga institucionet të rrisin transparencën që qytetarët të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe shpenzohet paraja publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje