Me publikimin e rezultateve të testit PISA ku Kosova u rangua pothuajse në fund të tabelës, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se “u konfirmua zyrtarisht se analfabetizmi qeveritar nuk arriti ta reformojë sistemin arsimor në vend”.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në një konferencë për media tha se me Qeverinë Kurti në tri vitet e fundit, kriza në arsim vetëm sa është thelluar edhe më shumë.
“Nuk mund të presim përmirësim të cilësisë në Arsim, kur Qeveria Kurti me veprimet e saj ka vendosur në pikëpyetje kredibilitetin e pothuajse secilit mësimdhënës në Kosovë. Në vend se, t’u ofrojë mbështetje për zhvillim, të aftësive dhe shkathtësive të reja të kohës, siç kishte premtuar, e për të cilat fëmijët tanë kanë kaq shumë nevojë. Çfarë na dëshmohet ne sot, është që nxënësit ngarkohen me libra e informata sasiore, por jo me zhvillim dhe përgatitje cilësore”.
“Dhe kjo, i atribuohet kësaj Qeverie e cila pushtetin e ka marrë duke u thirrur në reformë, por me logjikën si kanë funksionuar këto tri vite, kanë dështuar jo vetëm ata, por ka dështuar edhe Kosova. PISA sot është pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Albin Kurtit”, u shpreh ajo.
Hoxha theksoi se Ministria e Arsimit jo vetëm që nuk ka bërë reforma në sistemin arsimor, por edhe i ka penguar ato.
“Po hyjmë në vitin e fundit të kësaj Qeverie, dhe 160 çerdhet e premtuara as afër nuk janë. As 10 sosh nuk janë ndërtuar. Nuk ka pasur asnjë reformë në Arsimin Fillor. Për më tepër, në vend që të bëjë reforma, zgjodhi që të luftoj nga njëra anë mësimdhënësit, e këtë vit nuk doli zot as obligimit kushtetutes dhe ligjor, që të siguroj falas librat për nxënësit e Kosovës”.
“Po ashtu, besoj ju kujtohet lufta që ministrja Nagavci i kishte bërë kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në reformën e tij për arsimin fillor, duke i tejkaluar kompetencat e saj dhe duke shkelur Kushtetutën e Kosovës. E sa për digjitalizim e inovacion, as që është diskutuar ndonjëherë nga kjo Qeveri dhe as nuk ka ndonjë lëvizje”, u shpreh deputetja opozitare.
Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala tha se pas të gjeturave shqetësuese të nxjerra nga PISA, Ministrja e Arsimit është dashur të jap dorëheqje.
“Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të bëjë prioritet adresimin e problemeve të cilat i ka evidentuar PISA”, shtoi ai.
PDK i ka propozuar Qeverisë së Kosovës nëntë rekomandime, të cilat sipas tyre duhet të adresohen urgjentisht.
“Shkollat duhet të fokusohen në forcimin e kurrikulave të tyre të matematikës, leximit dhe shkencave, duke përfshirë më shumë mundësi mësimore praktike dhe të aplikuara. Mbështetja e studentëve me arritje të ulëta: Të ketë ndërhyrje të synuara dhe mbështetje për nxënësit me arritje të ulëta, të cilat ndihmojnë në ngritjen e nivelit të performancës së tyre. Ngushtimi i hendekut te performancës: Të bëhet përpjekje e vazhdueshme për të mbështetur ata me arritje të ulëta, duke ofruar gjithashtu sfida për ata me arritje të larta”.
“MASHT duhet të zhvillojnë strategji për të mbështetur nxënësit me prejardhje të pafavorshme, duke siguruar që ata të kenë qasje në mjetet e konkretizimit dhe mbështetjen që u nevojitet për të pasur sukses”, janë disa nga rekomandimet e PDK-së për arsimin, të cilat i propozoi Shala./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje