LAJMI I FUNDIT:

“Ndihesha si një idiot” – Messi zbulon festimin për të cilin është penduar që e ka bërë

“Ndihesha si një idiot” – Messi zbulon festimin për të cilin është penduar që e ka bërë

Lionel Messi ka pranuar se është ndjerë si një ‘idiot’ për festimin që ka bërë pas shënimit të një goli.

Nëse ka një lojtar në botë që ka pasur mjaft mundësi për të praktikuar festime të ndryshme ai ka qenë Messi.

Messi ka shënuar 721 gola në 889 paraqitje në nivel klubi, duke shtuar këtu edhe 106 gola të shënuar për Argjentinën.


Por, ai ka treguar një festim për të cilin është bërë pishman. Pasi shënoi një penallti ndaj Holandës në Botërorin e Katarit, tetë herë fituesi i Topit të Artë kishte vendosur duart në vesh si gjest për të ngacmuar përzgjedhësin e “Tulipanëve” Louis Van Gaal.

Ylli i Barcelonës premton se do të ndjekë hapat e Messit
Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës premton se do të ndjekë hapat e Messit

Messi tani ka pranuar se ai ishte penduar menjëherë pasi e bërë atë gjest për shkak të frikës së Argjentina mund të humbasë në fund ndeshjen.

“Mua më ra në mendje ‘Topo Gigio’ (një film vizatimor në të cilin një lojtar feston golin duke vendosur duart në vesh për të fyer dikë) dhe menjëherë u pendova”, ka thënë Messi për ESPN.

“Sa po e bëra mendova: ‘Çfarë idioti. Ata ende mund ta barazojnë’. Këto gjëra zakonisht ndodhin”, shtoi 36-vjeçari.

Dhe kjo ishte çfarë ndodhi saktësisht, me Wout Weghorst që shënoi dy gola pas penalltisë së Messit për të barazuar shifrat.

“Te Barcelona nuk na lejonin ta preknim Messin në stërvitje”, Todibo zbulon rregullin e çuditshëm
Lexo po ashtu “Te Barcelona nuk na lejonin ta preknim Messin në stërvitje”, Todibo zbulon rregullin e çuditshëm

Përkundër barazimit të rezultatit, Argjentina në fund doli triumfuese pasi fitoi në penallti me rezultat 4-3.

Pas ndeshjes kur ishte pyetur për incidentin, Messi kishte thënë se ka ndjerë mungesë respekti nga Van Gaal pas komenteve të tij të bëra para ndeshjes dhe për faktin se disa lojtarë të Hoalndës e kishin ngacmuar gjatë ndeshjes.

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori