LAJMI I FUNDIT:

Kate Winslet tregon për lidhjen e veçantë që kishte me Leonardo DiCaprio, teksa xhironin Titanikun

Kate Winslet tregon për lidhjen e veçantë që kishte me Leonardo DiCaprio, teksa xhironin Titanikun

Kate Winslet ka përshkruar se si ajo dhe Leonardo DiCaprio u përshtatën menjëherë, në xhirimet e filmit të tyre epik dhe romantik të vitit 1997, “Titanic”.

Aktorja gjithashtu tegoi se si ajo mbeti ende në kontakt me aktorin 49-vjeçar mbi 25 vjet pas publikimit të filmit.

Winslet e filloi intervistën e saj duke folur për mënyrën sesi sjellja energjike e DiCaprios e bëri atë shpejt të dashur për kastin dhe ekipin e Titanikut, shkruan DailyMail.


Ajo kujtoi përmes “Entertainment Tonight”: “Ai ishte një lloj ‘rrëmuje’ me gjymtyrë të gjata, të dobëta dhe të pakoordinuara. Dhe ai ishte thjesht shumë i lirë me veten e tij dhe kishte këtë energji të ndezur që ishte vërtet magnetike.”

Aktorja fituese e çmimit “Oscar” kujtoi se kishte menduar: “Oh, kjo do të jetë argëtuese. Ne patjetër do të shkojmë mirë. Dhe ne thjesht ashtu bëmë me të vërtetë. Ne e bëmë me të vërtetë.”

Aktorja e “The Eternal Sunshine Of The Spotless Mind” tregoi më pas se të punoje me DiCaprion ishte krejtësisht e natyrshme.

“Sapo fillova të punoja me Leon, ne ishim në gjendje të gjenim disi ritmin tonë. Dhe është e mahnitshme të shikosh mbrapa dhe të mendosh përsëri për të gjithë”, kujton ajo.

Winslet zbuloi gjithashtu se ajo ishte ende në kontakt të ngushtë me yllin e “The Wolf Of Wall Street”.

Ajo shtoi: “Ne gjithmonë do ta bëjmë atë telefonatë, menjëherë. Nuk ka fjalë “Prisni, do t’ju telefonoj nesër”. Është e menjëhershme. Dhe kjo është në të vërtetë diçka e mrekullueshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori