LAJMI I FUNDIT:

Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësohet Shqipëria

Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësohet Shqipëria

Korrupsioni dhe barrierat ndaj shpërndarjes së informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm dhe një sistem i dobët gjyqësor vijuan të pengojnë përpjekjet e sundimit të ligjit në gjitha nivelet në Shqipëri, përfshirë ato lidhur me luftën kundër terrorizmit.

Është ky konstatimi që bën Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për terrorizmin në vitin 2022. Megjithatë raporti vlerëson mbështetjen e fortë që Shqipëria ka ofruar përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit, duke riatdhesuar 13 prej bashkëkombasve të saj nga kampi i Al Hol në Siri, dhe duke u angazhuar në riintegrimin e tyre përgjatë vitit.

“Vendi ka miratuar strategji kombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm duke rishikuar strategjinë e vet. Kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri konsiston te përpjekjet e organizatave të huaja për të radikalizuar rininë shqiptarë”.


Raporti konstaton se gjatë vitit 2022 nuk janë shënuar incidente terroriste në Shqipëri, ndërsa përmenden akuzat e ngritura nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj dy personave që nxisnin propagandë në favor të organizatës terroriste ISIS.

Në dhjetor, vijon më tej DASH, një qytetar iranian u dënua me 15 vite burg për përgatitjen e akteve terroriste. /Telegrafi/