LAJMI I FUNDIT:

Sofia Vergara reagon ndaj akuzave për operacione plastike, por gjithsesi pranon intervenimet estetike

Sofia Vergara reagon ndaj akuzave për operacione plastike, por gjithsesi pranon intervenimet estetike
(Foto: WireImage)

Sofia Vergara ka folur për lansimin e linjës së saj të kozmetikës të quajtur Toty dhe në të njëjtën kohë ka reaguar në lidhje me akuzat se ka bërë një sërë operacionesh plastike.

Ndër të tjera, 51-vjeçarja ka dashur të theksojë se të gjitha akuzat për ndërhyrje të shumta estetike që mund të lexohen në rrjetet sociale janë krejtësisht të pamerituara, edhe pse e bëjnë të qeshë.

Pozë pa makijazh nga vaska, bien në sy vetullat e trasha të Sofia Vergaras
Lexo po ashtu Pozë pa makijazh nga vaska, bien në sy vetullat e trasha të Sofia Vergaras

“Ndonjëherë i lexoj mesazhet – shmang leximin e komenteve sepse, pse? Zakonisht njerëzit janë në humor të keq, në depresion ose xhelozë”, ka thënë ajo për revistën Glamour.


Më pas, aktorja ka bërë shaka duke thënë se mesazhet që lexonte zakonisht kishin diçka të tillë, si: “Ajo i ka bërë aq shumë gjëra sa nuk i ngjan më vetes”; dhe shtoi se operacionet plastike bëhen për t’u dukur më mirë dhe jo më keq se përpara.

“Gjithmonë dua të them: ‘Jo, kjo quhet plakje! Kështu quhet…oh jam plakur! Prandaj dukem ndryshe!'”, është shprehur aktorja.

Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë
Lexo po ashtu Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë

Edhe pse thotë se nuk ka bërë operacione plastike, Vergara sërish pranon se ka procedura të vogla estetike me të cilat ajo ruan rregullisht bukurinë e saj.

“Bëj gjëra të vogla aty-këtu. Bëj shumë trajtime me mikrogjilpërë kur mundem. Gjithashtu, nuk kam pushime. Do të doja të kisha një pushim nga puna. Do të bëja shumë më tepër, por bëj ‘microneedling’. Laserë të vegjël për kapilarët sepse kam rozace, bëj rregullisht botoks për sytë dhe qafën”, ka treguar ajo. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Në çift
Nuanca më e mirë për t'i bërë buzët të duken më të plota

Nuanca më e mirë për t'i bërë buzët të duken më të plota

Femra
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Keshilla Modë
Kalo në kategori