LAJMI I FUNDIT:

Publikohen emrat: Pesë largime në janar nga Chelsea, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Publikohen emrat: Pesë largime në janar nga Chelsea, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Chelsea mund të shohë largimin e pesë lojtarëve në afatin kalimtar të janarit, pasi Mauricio Pochettino thuhet se iu dha një politikë për transferime me një përforcim dhe një largim.

Blutë janë në treg për më shumë nënshkrime pas një fillimi të dobët të sezonit të ri.

Pavarësisht se ka shpenzuar 1 miliard euro që nga blerja e klubit nga Todd Boehly në vitin 2022, Chelsea qëndron në vendin e dhjetë në tabelë me vetëm katër fitore nga 13 ndeshje.


Chelsea po e përdor ish-lojtarin për transferimin e Victor Osimhen
Lexo po ashtu Chelsea po e përdor ish-lojtarin për transferimin e Victor Osimhen

Skuadra me pamje të re të Pochettino është goditur gjithashtu nga lëndime të shumta të lojtarëve kryesorë.

Dhe trajneri argjentinas është i etur të përforcohet me disa fytyra të reja në janar.

Daily Telegraph raporton se pesë yje tani po djersiten për të ardhmen e tyre pasi kanë luftuar për minuta të tëra këtë sezon.

Cucurella zbulon se te Chelsea ekziston 'mafia spanjolle', veçon katër emra
Lexo po ashtu Cucurella zbulon se te Chelsea ekziston 'mafia spanjolle', veçon katër emra

Mbrojtësi Trevoh Chalobah nuk ka bërë asnjë paraqitje pasi pësoi një tjetër problem me lëndime.

Qendërmbrojtësi tjetër Malang Sarr është gjithashtu jashtë planeve dhe do të lejohet të gjejë një klub të ri këtë dimër.

Ndërkohë, produkti i akademisë Ian Maatsen po shkon drejt një largimi pavarësisht se u përshëndet si një lojtar potencialisht i rëndësishëm nga Pochettino gjatë verës.

Transferimi i radhës nga Chelsea mund të jetë më i madhi në histori të Bluve, sinjale pozitive nga lojtari
Lexo po ashtu Transferimi i radhës nga Chelsea mund të jetë më i madhi në histori të Bluve, sinjale pozitive nga lojtari

Mbrojtësi i majtë, nëntë paraqitjet e të cilit kanë ardhur kryesisht nga bankina dhe në një sërë pozicionesh të ndryshme, i skadon kontrata në vitin 2025 dhe deri më tani ka refuzuar të rinovojë.

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea në janar, me sulmuesin shqiptar që nuk po arrin të kapërcejë Nicolas Jackson dhe kërkohet nga West Ham.

Anësori Noni Madueke është gjithashtu poshtë renditjes pasi dështoi t’i lërë përshtypje Pochettinos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori