Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në seancën parlamentare të mbajtur gjatë ditës së sotme ka prezantuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin “Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”.
Përmes kësaj Marrëveshje Ndërkombëtare, e cila u ratifikua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mbështeten fermerët dhe agrobizneset kosovare për grante në agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural në vlerë prej 20.2 milionë euro, prej të cilave 10.2 milionë euro janë financim i Qeverisë Gjermane.
Ministri i BPZhR-së, Faton Peci me këtë rast tha se i gjithë ky besim vjen si rezultat i angazhimit dhe prioritizimit të qartë të objektivave, andaj për vitin 2024 siguruam 10.2 milionë nga Qeveria Gjermane dhe 9.2 milionë grant nga Komisioni Evropian për investime e ngritje të kapaciteteve në sistemin e ujitjes për vitet e ardhshme.
“Ky grant do të ndikojë në zhvillimin e zonave rurale, përmes krijimit të mundësive të reja të punës ose vetëpunësimit dhe ruajtjen e vendeve të punës ekzistuese nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të agrobiznesit, duke kontribuar kështu në qëndrueshmërinë e fermës dhe ngritjen e nivelit të aktivitetit ekonomik në po ato zona rurale”, shtoi Peci.
Propozimi në fjalë është iniciuar duke pasur parasysh përvojën e ndërtuar gjatë bashkëpunimit të MBPZHR dhe GIZ në kuadër të fondeve të zbatuara nga Qeveria Gjermane, e cila ka për qëllim diversifikimin e fermave dhe aktivitetet alternative në zonat rurale në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje