LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit

Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit
Foto: Vlasov Sulaj

FoShqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë cikël kualifikues për Euro 2024.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë me të dy ekipet që luanin me kujdes në fazën defanzive duke mos lejuar hapësira.

Shqipëria rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 36-të kur goditjen precize të Nedim Bajramit e ndali me shumë mund portieri mysafir.


Foto: Vlasov Sulaj

Mysafirët tentuan në disa raste të dalin përpara por nuk patën sukses. Ata u desh të bënin një zëvendësim të detyruar në minutën e 34-të pas lëndimit të portierit Lamhauge.

Në aksionin e fundit të pjesës së parë, Mirlind Daku humbi një rast të artë për t’i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Pjesa e dytë ishte shumë e ‘varfër’ sa i përket rasteve të shënimit. Shqipëria rastin më të rrezikshëm e pati në minutën e 66-të kur goditja e devijuar e Jasir Asanit përfundoi shumë afër shtyllës së portierit kundërshtar.

Foto: Vlasov Sulaj

Ndërkaq mysafirët rrezikuan seriozisht portën e Strakoshës në minutën e 54-të, kur goditja e Bjartalios përfundoi ngjitur shtyllës së Shqipërisë.

Mbyllet ndeshja, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas takimit të fundit në grupe
Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas takimit të fundit në grupe

Sylvinho bëri disa zëvendësimë në pjesën e dytë duke i dhënë mundësinë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në këmbët e tyre si Arbnor Muçolli.

Shqipëria e mbyll këtë cikël kualifikues si lidere e grupit me 15 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Republika Çeke në pozitën e dytë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

“Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira

“Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira

La Liga
Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

La Liga
Vjen reagimi i parë nga Rashford pas transferimit tek Aston Villa

Vjen reagimi i parë nga Rashford pas transferimit tek Aston Villa

Premier League
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori