Nëse nuk hani mish, ndoshta jeni mësuar me pyetjet që ju bëhen vazhdimisht si: “A ju kanë ardhur në majë të hundës perimet?” “Nga i merr proteinat?”
Sado të bezdisshme të jenë këto pyetje me qëllim të mirë, ka diçka që duhet të merret në konsideratë: Faktin se sa vitaminë B12 merrni?
Së pari, çfarë është vitamina B12?
Vitamina B12 ndihmon në mbajtjen e gjakut dhe qelizave nervore të shëndetshme. Ajo luan rol thelbësor në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin e qelizave, funksionin nervor dhe prodhimin e ADN-së, molekulave brenda qelizave që mbartin informacionin gjenetik.
Nga e marrim vitaminën B12?
Pavarësisht nga roli i rëndësishëm i vitaminës B12 në shëndetin tonë, trupi nuk mund ta prodhojë atë vetë. Këtu hyn në punë dieta! Burimi kryesor i vitaminës B12 janë proteinat shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti. Por nëse nuk hani proteina shtazore, ka ende disa mënyra për të marrë vitaminën B12 përmes dietës. Drithërat, qumështi i sojës dhe qumështi i bajames janë të pasura me këtë vitaminë, ndërsa kërpudhat përmbajnë sasi të vogla.
Sa vitaminë B12 është e mjaftueshme?
Sasia e duhur e vitaminës B12 që ju nevojitet ndryshon në varësi të moshës, dietës, gjinisë, stilit të jetesës dhe gjendjeve specifike mjekësore. Shumica e të rriturve të shëndetshëm kanë nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12, e krahasueshme me dy gota qumësht me 2% yndyrë në ditë.
Çfarë ndodh nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë B12?
Njerëzit që kanë mungesë të vitaminës B12 mund të përjetojnë çrregullime hematologjike dhe neurologjike. Rreziqet e tjera shëndetësore janë anemia, ngërçet, mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash për shkak të mungesës së kapacitetit për të rigjeneruar qelizat e gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025