LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini për tre lojtarët që janë ftuar për herë të parë nga Primoz Gliha

Çfarë duhet të dini për tre lojtarët që janë ftuar për herë të parë nga Primoz Gliha

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, sot gjatë ditës  ka publikuar lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.

FFK ka hasur në telashe me listën e lojtarëve, pasi klube të ndryshme evropiane nuk janë pajtuar që të lirojnë lojtarët, ndonëse ishin të obliguar që një gjë të tillë.


Kosova luan ndaj Izraelit të dielën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillohen edhe ndeshjet në kampionatet kryesore evropiane, ku luajnë disa nga ‘Dardanët’.

Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit - ftohen pesë lojtarë nga Superliga, mungojnë shumë 'senatorë'
Lexo po ashtu Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit - ftohen pesë lojtarë nga Superliga, mungojnë shumë 'senatorë'

Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Leart Paqarada, Arbër Zeneli, Betim Fazliji, Ibrahim Dresevic, janë lojtarët që mungojnë në listën e prezantuar sot nga Gliha.

Por janë tre emra që janë ftuar për herë të parë nga Kosova dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraeli. Kenan Haxhimhamza (Dukagjini), Muhamet Hyseni (Llapi) dhe Alban Ajdini (Lausanne Ouchy)

Më poshtë detaje rreth paraqitjeve të tre emrave të rinj që janë ftuar te Kosova.

Kenan Haxhihamza

Kenan Haxhihamza, ka tri vite që ruan portën e Dukagjinit dhe është kthyer në mesin e portierëve më të mirë në vend.

Ai do ta zë vendin e Samir Ujkanit,  cili është pensionuar nga futbolli i luajtur dhe është emërua zëvendësdrejtor i përfaqësueses. Rahovecasi që për specialitet i ka pritjet e penalltive, pritet të jetë portieri i tretë në hierarkinë e Kosovës pas Arijanet Muriqit dhe Visar Bekajt.

Këtë sezon ai ka pranuar 16 gola, por në shumë ndeshje me pritjet e tij i ka ndihmuar Dukagjinit të sigurojë pikë.

Muhamet Hyseni

Tjetër emër i ri në listë është sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

Ai ka arritur të shënojë 9 gola dhe të asistojë një herë për bashkëlojtarët.

Hyseni këtë sezon është kthyer të luajë në Superligë, pasi sezonin e shkuar luajti në Ligën e Parë me Feronikelin 74. 22 vjeçari shihet si një nga lojtarët më premtues të futbollit tonë.

Alban Ajdini

Tjetër risi në listë është emri i Alban Ajdini, që luan si sulmues anësor për Lausanne Ouchy . ai ka lindur në Zvicër, por ka përfaqësuar Kosovën në nivel U21 ku ka dy ndeshje.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 11 ndeshje, ku ka 3 gola dhe 2 asistime.

Forma e mirë e tij ka bërë që Gliha t’i dërgojë një ftesë për ndeshjet e nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori