LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e prekjes të një vendi lëviz Botën

Fuqia e prekjes të një vendi lëviz Botën
Rexhep Kryeziu, ekspert i vreshtarisë dhe verarisë

“Anadrini nuk është krejt Dardania”

Me këto fjalë, Labinot Shulina më drejtohet para ndarjes lamtumirëse mua, për t’u takuar prapë, ky një vreshtar dhe verëtar i ri e shumë miqësor


Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër

Labinoti, Ing. i mbrojtjes së bimëve, jeton me familjen e tij në Rahovec, punon si Enolog – vreshtar dhe verëbërës në Rahovecin e Anadrinisë. Ai është në shërbim të punës së vreshtarit dhe kulturës së verës të vendit tonë. Na përfaqëson bukur në vendet më të zhvilluara evropiane me verërat e tij cilësore nga lugina e Drinit të bardhë me 112 km (lumi më i gjatë në Kosovë, që bashkohet me Drinin e zi dhe së bashku pas 335 kilometra derdhet në Adriatikun shqiptar).

Anadrinia është e rrethuar nga një peizazh kulturor i jashtëzakonshëm, përdorimi dominues i të cilit është edhe vreshtaria. Duke vozitur nga Shqipëria në luginën e sipërme të Anadrinit, habia rritet me çdo kilometër që vozitni. Pas më shumë se dy orë e gjysmë vozitje nga Adriatiku shqiptar, tani fillon vërtet Anadrinia bujare Dardane. Pamja bëhet gjithnjë e më e dendur: vreshtat në Anadrini duket se shtrihen pothuajse pafundësisht pak më larg se nga shtrati i lumit Drini i bardhë e deri te kodrat më të larta, dhjetëra kilometra të gjata, të ndërthurura me pika individuale, deri thellë në rrëze të bjeshkës së Zatriqit, me kantinat e verës të radhitura njëra pas tjetrës. Është mbresëlënëse se si lumi fuqishëm ka hyrë në shtresat e tokës ranore e melluha alkaline deri në shkëmbinjtë Alumo- Silikore përgjatë dimensioneve kohore gjeologjike deri në vargmalet e Zatriqit. Përmasat e punës fizike që njerëzit kanë kryer brez pas brezi për të nxjerrë përfitime nga tokat djerrë dhe shpatet e pjerrëta dhe, në të njëjtën kohë, për t’u dhënë atyre kulturë agrare e në veçanti vreshtare, janë pothuajse të pabesueshme. Anadrinia ime më paraqitet me një pamje mbresëlënëse plot kontraste: e thyer dhe e bukur, e egër dhe e kultivuar, dramatike dhe e qetë. Një peizazh kulturor me vreshtat e shprehjes madhështore.

Brezi i prodhuesve të verës ulen së bashku. Ata tashmë e kanë quajtur veten “prodhuesit e verës Dardane/Kosovare” me rastin e paraqitjes së tyre të përbashkët në Vinexpo panairet evropiane, botërore e regjionale të verërave. Kurse Anadrinia e Rahovecit e ndjen shpejt rëndësinë e veçantë të kësaj lugine të lumit Drini i bardhë. Anadrinia është edhe më shumë se kaq: është burimi i ëndrrave të vreshtarëve, një parajsë e frymëzimit, pikënisja e shpresave për të ardhmen.

Le të kthehemi te rahoveciani ky “Rebeli i Anadrint” Labinot Shulina, një Dardan Rahove, prodhues i verërave të shkëlqyera nga kultivar autokton: Vranç, Kallmet, Rrush Rahoveci dhe nga kultivar international, Cabernet Sauvignon, Chardonnay dhe Riesling Italian.

Me sfondin e një prodhuesi të verës të cilësisë Rezervë, dikush do të priste diçka të rëndësishme dhe të fuqishme në verërat e tij: verëra të ngjashme me verën e stilit Amarone, por të mbështjella me një stil modern globalizimi. Në fakt janë verëra me plot përmbajtje, „Vranç Rezervë“, “Rahova Klasike”, “Buçina speciale” e servirur dhe aq më tepër “Rahova rezervë e madhe“, dhe vërtetë e madhe, por edhe e shtrenjtë.

Por, kjo thellësi e “Rahova rezervë e madhe” më bën të ulem dhe të marr parasysh. E zhyt hundën thellë në gamën e pasur e të paimitueshme të aromave të kësaj vere, kërkoj një përshkrim të kësaj thellësie dhe më zgjon freskia me ndjeshmëri të nuhatjes përmbajtjesore shumë natyrale.

Verërat që ju zgjojnë. Bërja e verërave të mëdha dhe të freskëta. Labinoti është i kënaqur që filozofia e tij është pritur mirë: prodhimi i verërave të mëdha dhe të freskëta që në të njëjtën kohë pasqyrojnë shkathtësinë e tokave të Anadrinit dhe varietetet e shumta autoktone, të mbjella dhe të kontrolluar të rrushit me cilësi të lartë.

Realizimi fillon shpejt: Anadrinia Dardane është një botë e re e verës që dallon nga një det i madh global i verërave. Sado euforike të duket ky mendim, ky regjion vreshtar nuk mund t’i lërë vendin e relativizimit apo edhe zhgënjimit. Falë verëtarëve Anadrinas, Anadrini perditë e më shumë ankerohet fort në hartën botërore të verërave të shkëlqyera. Fal Labinotit në veçanti, kultivari Vranç dhe emri i tij në shqip, bëhet përditë e më i njohur dhe më i kërkuar në tregun evropian. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Këshilla Lifestyle
Si t’i lani sa më mirë xhaketat dhe jorganët me pupla: Këtë sekret e dinë vetëm amvisat më të mira

Si t’i lani sa më mirë xhaketat dhe jorganët me pupla: Këtë sekret e dinë vetëm amvisat më të mira

Bëje vet
Kalo në kategori