LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie kritikon Izraelin, i quan liderët botërorë ‘bashkëpunëtorë në këto krime’

Angelina Jolie kritikon Izraelin, i quan liderët botërorë ‘bashkëpunëtorë në këto krime’
Foto: Getty Images

Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, ka kritikuar fushatën ajrore të Izraelit në Gazën e shkatërruar nga lufta, teksa i ka quajtur  liderët botërorë ‘bashkëpunëtorë në këto krime’.

Jolie, e cila më parë shërbeu si e dërguar speciale në UNHCR, ndau një fotografi në Instagram të një sulmi të fundit izraelit në Rripin me popullsi të dendur dhe tha: “Ky është bombardimi i qëllimshëm i një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të ikë”.


“Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet me shpejtësi një varr masiv. 40% e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Familje të tëra po vriten”, theksoi mes tjerash ylli i “Maleficent”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë – fëmijë, gra, familje – po ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, të gjithë duke u privuar nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar”, shtoi aktorja.

Angelina Jolie bën thirrje për një armëpushim për konfliktin izraelito-palestinez: “Çdo gjë që mund të shpëtojë jetë, duhet të bëhet”
Lexo po ashtu Angelina Jolie bën thirrje për një armëpushim për konfliktin izraelito-palestinez: “Çdo gjë që mund të shpëtojë jetë, duhet të bëhet”

Artistja e famshme disa ditë më parë bëri thirrje për një armëpushim në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez.

Ajo shprehu zemërimin e saj për sulmin terrorist në Izrael, i cili shkaktoi vdekjen e kaq shumë civilëve të pafajshëm.

“Gaza ka një popullsi prej mbi dy milionë njerëz (gjysma e tyre fëmijë), të cilët kanë jetuar nën një bllokadë të ashpër për gati dy dekada, në krye të dekadave të shpërnguljes dhe pashtetësisë”, ishte shprehur 48 vjeçarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i “Lori Caffe”

Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i “Lori Caffe”

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani sinjalizojnë bashkëpunim të ri me fotografinë misterioze

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani sinjalizojnë bashkëpunim të ri me fotografinë misterioze

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori