LAJMI I FUNDIT:

Djali i Prigozhinit merr drejtimin e grupit mercenar rus, Wagner?

Djali i Prigozhinit merr drejtimin e grupit mercenar rus, Wagner?

Grupi mercenar rus, Wagner mund të ketë rifilluar rekrutimin e ushtarëve nën udhëheqjen e djalit të Yevgeny Prigozhinit, Pavel Prigozhin.

Ukrainska Pravda raportoi se organizata mercenare është bërë një njësi e Gardës Kombëtare Ruse, duke punësuar ushtarë nga Perm dhe Novosibirsk.


Ai citoi zyrën e grupit në Novosibirsk, e cila ka konfirmuar se rekrutimi kishte ndodhur për dy ose tre ditë.

Zyra tha se po kërkonte ish-ushtarë dhe po përjashtonte të dënuarit nga radhët e saj, raporton skynews.

Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Kanalet e telegramit të lidhur me Wagnerin deklaruan se nuk do të pranonin ish-mercenarët që ishin bashkuar me ministrinë ruse të mbrojtjes pas kryengritjes së Yevgeny Prigozhinit.

Përpjekja e ministrisë së Mbrojtjes për të bërë për vete grupin paraushtarak shkaktoi konfliktin mes Wagnerit me Kremlinin.

Tensionet arritën në krye kur Prigozhin udhëhoqi një grusht shteti të dështuar kundër pushtetit të lartë ushtarak në muajin qershor.

Në muajin gusht, hetuesit rusë thanë se ai u vra në një aksident aeroplani. /Telegrafi/