Pesë mënyra se si alkooli mund ta shkatërrojë jetën intime të një mashkulli
Konsumimi i tepruar i alkoolit mund ta prishë jetën tuaj seksuale në më shumë se një mënyrë – tregojnë studimet.
Sasia e tepërt i alkoolit ul kënaqësinë dhe dëshirën seksuale te meshkujt, si dhe rrit rrezikun e mosfunksionimit erektil, zbuluan studiuesit indianë.
Megjithëse alkooli shihet shpesh si afrodiziak, përdorimi afatgjatë dhe i rëndë mund të çojë në mosfunksionim seksual – shkruan The U.S. Sun.
“Alkooli është i lidhur me seksualitetin. Ai mund të kontribuojë në fillimin e aktivitetit seksual duke shtypur frenimet dhe duke lehtësuar ankthin. Megjithatë, krahas mosfunksionim erektil, alkooli dëmton ndjeshëm pothuajse të gjitha fushat e funksionit seksual “, është shprehur Dr. Bhupendra Yadav nga spitali ‘5 Air Force’ në Jorhat.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pirja e tepërt e alkoolit mund ta rritë rrezikun e mosfunksionit erektil te meshkujt. Studimi i fundit, i botuar në Elsevier Medical Journal Armed Forces India, shqyrtoi se si alkooli ndikon në fusha të tjera të seksit.
Studiuesit anketuan 78 pacientë meshkuj të moshës 20 deri në 50 vjeçare në një klinikë të varësisë ndaj alkoolit për të parë se si pija ndikonte në funksionin seksual.
Studimi tregon se alkooli i tepërt mund të ndikojë në:
Kënaqësinë seksuale
Dëshirën seksuale
Eksitimin seksual
Orgazmën
Disfunksionin erektil
Rreth 77 për qind e meshkujve kishin probleme seksuale dhe problemet me kënaqësinë preknin 71 për qind. Rreth 61 për qind kishin dëshirë të ulët seksuale, 59 për qind kishin eksitim të ulët, 48 për qind kishin probleme me orgazmën dhe 44 për qind kishin disfunksion erektil.
Studiuesit zbuluan se ashpërsia e problemeve të tyre ishte drejtpërdrejt proporcionale me shkallën e varësisë nga alkooli. Pothuajse të gjithë burrat me varësi të rëndë nga alkooli vuanin nga të pesë problemet.
“I gjithë spektri i funksionimit seksual u zbulua se ishte prekur ndjeshëm. Këto gjetje kundërshtojnë studimet e mëparshme që përmendën mosfunksionimin erektil dhe ejakulimin e parakohshëm si më të zakonshmet”, ka sqaruar Dr. Yadav. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje