LAJMI I FUNDIT:

Messi mund të fitojë Super Topin e Artë të rrallë – por vetëm në vitin 2029

Messi mund të fitojë Super Topin e Artë të rrallë – por vetëm në vitin 2029

Lionel Messi mund të fitojë Super Topin e Artë në fund të kësaj dekade, atëherë kur me shumë mundësi do të jetë i pensionuar nga futbolli.

Është raportuar gjerësisht se Messi, i cili iu bashkua Inter Miamit në korrik, i është thënë se do të fitojë Topin e Artë për të tetën herë në një ceremoni në Paris të hënën mbrëma.

Argjentinasi është menduar të mposht konkurrencën nga sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, për të marrë çmimin pasi frymëzoi Argjentinën në triumfin e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986.


Por, ka një çmim individual që Messi ende nuk e ka fituar. Është Super Topi i Artë.

Super Topi i Artë, çmimi më prestigjioz dhe më i rrallë që vetëm një lojtar e ka fituar në histori
Lexo po ashtu Super Topi i Artë, çmimi më prestigjioz dhe më i rrallë që vetëm një lojtar e ka fituar në histori

Çmimi ekskluziv, i dhënë lojtarit më të mirë të meshkujve të tre dekadave të fundit, është ndarë vetëm një herë, në vitin 1989.

Në atë kohë fituesi ishte Alfredo Di Stefano, i cili shënoi 308 gola dhe fitoi 17 trofe dhe dy Topa të Artë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Real Madrid.

Di Stefano u zgjodh në një votim që përfshin tifozët, një juri të revistës France Football dhe fituesit e mëparshëm të Topit të Artë.

Vendi i dytë shkoi për legjendën holandeze Johan Cruyff, i cili fitoi Topin e Artë në tre raste, në vitet 1971, 1973 dhe 1974.

Michel Platini doli i treti, pasi mori Topin e Artë në tre vite radhazi midis 1983 dhe 1985.

Natyrisht, në atë kohë vetëm lojtarët evropianë kishin të drejtë për trofeun, që do të thotë se Pele dhe Diego Maradona nuk u konsideruan.

Sipas gazetës AS, ka pasur spekulime se Super Topi i Artë mund të jepet sërish në vitin 2029, dhe nëse po, Messi ka të ngjarë të jetë favoriti i qartë.

Duke përjashtuar fitoren e pritshme të së hënës mbrëma, argjentinasi ka fituar shtatë Topa të Artë gjatë tre dekadave, ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve, 10 tituj të La Ligës dhe ka fituar një Kupë të Botës dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori