LAJMI I FUNDIT:

Madonna do të jetë performuesja kryesore e festivalit “Glastonbury 2024”

Madonna do të jetë performuesja kryesore e festivalit “Glastonbury 2024”

Nuk ka shumë kohë derisa biletat e shumëpritura të Glastonbury 2024 të dalin në shitje më 5 nëntor.

Dhe sipas raportimeve, Madonna do të kryesojë festivalin qershorin e ardhshëm në Worthy Farm në Somerset.


Sipas The Sun, ajo është në bisedime të avancuara për t’u ngjitur në skenën e Piramidës gjatë verës, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 65-vjeçare, nuk ka performuar kurrë në festivalin ikonik të muzikës dhe ekipi i saj thuhet se po planifikon një shfaqje të madhe, e cila me siguri do të hyjë në historinë e Glastonbury.

Madonna do të ndiqte gjurmët e legjendar Sir Elton John, i cili mbylli festivalin qershorin e kaluar me shfaqjen e tij të fundit në turneun e tij “Farewell”.

“Negociatat janë duke u zhvilluar mirë midis organizatores së Glasto Emily Eavis dhe menaxherit të Madonnas, Guy Oseary”, tha një burim.

Të gjitha lajmet nga Glastonbury
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Glastonbury

“Të dyja skuadrat janë të etur për ta realizuar atë dhe arritja e një marrëveshjeje nuk duhet të jetë problem. Emily u mahnit duke parë Madonnan teksa performoi në Londër dhe është e dëshpëruar ta çojë atë në skenën e Piramidës vitin e ardhshëm”, thanë tutje burimet.

Krijuesja e hiteve “Like A Virgin” filloi turneun e saj “Celebration” fundjavën e kaluar me shfaqje të shitura në O2 Arena.

Gjatë spektaklit, Madonna i ngriti temperaturat teksa u ngjit në skenë me të brendshme prej sateni teksa doli në skenë me një mori kërcimtarësh gjysmë të zhveshur.

Sa para pritet të fitojë Madonna në turneun e saj "Celebration"?
Lexo po ashtu Sa para pritet të fitojë Madonna në turneun e saj "Celebration"?

Dhe fansat janë të bindur se kjo ishte një shenjë se Madonna është në krye të listës së organizatorëve.

Sipas orarit të yllit, turneu i saj prej 78 shfaqjesh do të përfundojë prillin e ardhshëm, që do të thotë se ajo ka një pushim të mirë për t’u rikuperuar dhe për të bërë prova gati për Glastonbury.

“Vitin e kaluar ne kishim një titullare femër dhe ajo fatkeqësisht duhej të tërhiqej. . . ndryshon gjatë gjithë kohës. Por vitin e ardhshëm duket sikur kemi dy femra kryesore, kështu që gishtat e kryqëzuar”, ka thënë Emily.

Taylor Swift mendohej se ishte tërhequr për shkak të një ndryshimi në planet pasi datat e turneut të tij dukej se përkonin në mënyrë të përkryer me Glastonbury në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori