LAJMI I FUNDIT:

Jack Grealish shpjegon pse EURO 2024 është ‘koha e përsosur’ për Anglinë për të fituar një trofe

Jack Grealish shpjegon pse EURO 2024 është ‘koha e përsosur’ për Anglinë për të fituar një trofe

Jack Grealish ka thënë se talenti që ka në dispozicion Anglia i vendos ata ndër favoritët kryesor për të fituar EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Gareth Southgate iu ka dhënë mundësinë një morie talentësh që kur mori drejtimin e ekipit kombëtar nga Sam Allardyce në vitin 2016, por ende nuk i ka dhënë fund pritjes së gjatë të “Tre Luanëve” për të fituar një trofe.


Anglia ishte shumë afër triumfit në edicionin e kaluar të EURO-s por humbën në finale pasi u mposhtën me penallti nga Italia.

Megjithatë, anësori i Manchester Cityt, Grealish ka zbuluar se skuadra beson se ka atë që duhet për të sjellë trofe në shtëpi.

Në një intervistë për The Times, ai u shpreh: “Ne mendojmë se tani është koha e përsosur për të pasur sukses. Ju shikoni talentin që kemi , Harry Kane, Jude Bellingham, [Bukayo] Saka, [Phil] Foden, [Marcus] Rashford, Declan Rice, të gjithë”.

“Këta lojtarë, është thjesht e pabesueshme. Mbrojtësit gjithashtu. Kyle Walker, ai është tani; 33? I thashë atij një ditë më parë, “Shoku, mendoj se ky është version yt më i mirë që kam parë ndonjëherë”.

Përpjekjet e Anglisë për të fituar trofe më herët nuk kanë pasur sukses për shkak të mungesës së kohezionit të skuadrës , ‘brezi i artë’ i 2006 ishte një shembull  ideal për ta dëshmuar këtë, por Grealish vuri në dukje humbjen e fundit të klubit të tij ndaj Arsenalit si shkak për optimizëm në këtë drejtim.

“Ne u mposhtëm nga Arsenali, por përkundër kësaj unë vij të nesërmen këtu dhe qëndroj me Declan Rice pasi ai është një nga miqtë e mi më të mirë. Kjo është bukuria e saj. Më herët kam dëgjuar se disa prej tyre [si Rio Ferdinand] hoshin se kishin një skuadër kaq të talentuar, por nuk e di nëse ata me të vërtetë kishin raporte të mira me njëri-tjetrin”, përfundoi Grealish.

Anglia duhet ta mposht Italinë të martën mbrëma në “Wembley” në mënyrë që të vulosë vendin e saj në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

La Liga
Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

La Liga
“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori