LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i Osmanit për Asociacionin, Rama: Hap pozitiv për Kosovën

Propozimi i Osmanit për Asociacionin, Rama: Hap pozitiv për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili në një konferencë për mediat tha se ky është një hap pozitiv për Kosovën.

Osmani: Me SHBA-në të përgatisim draftin e Statutit për Asociacionin
Lexo po ashtu Osmani: Me SHBA-në të përgatisim draftin e Statutit për Asociacionin

“Më vjen mirë që presidentja Osmani ka kërkuar ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Nuk e di se cili është mendimi i ndërkombëtarëve për këtë kërkesë por kërkesa e Kosovës është pozitive dhe është një hap pozitiv në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Ky draft duhet të vihet në tryezë një orë e më parë”, tha Rama. /Telegrafi/


Rama shpjegon qëndrimin kundër BE-së: I kërkuam të dënojë vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Rama shpjegon qëndrimin kundër BE-së: I kërkuam të dënojë vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës