LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha: Ka pasur njerëz që intervenonin për Radoiçiqin për heqjen e fletarrestit

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha: Ka pasur njerëz që intervenonin për Radoiçiqin për heqjen e fletarrestit

Ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka zbuluar detaje nga arratisja e Milan Radoiçiq në vitin 2018.

Sipas tij ka pasur “misionarë” që kërkonin që t’i hiqet fletëarresti Radoiçiqit.


“Nuk mund ta them, nuk mund të aludojë në diçka të tillë se nuk kam pasur aso informacione. Unë e di që ka pasë lëvizje se qysh me ia bë, le të kthehet, me ia hjek fletëarrestin. Unë iu kam përgjigjur “misionarëve” të tillë se vetëm sipas kodit të procedurës penale, le të bashkëpunojë me drejtësinë, le të dorëzohet, ne do t’ia japim ato prioritetet të cilat i takojnë, përndryshe edhe ai duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdokush tjetër”, tha Hoxha për T7.

Hoxha ka treguar se ka pasur tentativa prej disa njerëzve, por që sipas tij nuk u morën parasysh.

“Ka pasur disa tentativa prej disa njerëzve se a mund të vij ai në Kosovë, a mund të dorëzohet e kështu me radhë. Ka pasur disa tentativa mirëpo ne kemi qenë mjaft të vendosur në atë kohë dhe nuk kemi lëshuar pe se edhe s’kemi pasur arsye as bazë ligjore. Po flas për veprimet e mia që i kam marrë”, tha Hoxha.

Në nëntorin e vitit 2018, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion për të arrestuar disa persona si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Gjatë këtij aksioni u arrestuan disa persona, por Milan Radoiçiq nuk u gjet në banesën e tij.

Ndërsa dje Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të reja të sulmi në Banjskë, ku shihen terroristet serbë.

Sveçla ka thënë se në këto pamje shihet krimineli, Milan Radoiçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori