LAJMI I FUNDIT:

Fero publikon një tjetër fotografi nga vizita në Medinë

Fero publikon një tjetër fotografi nga vizita në Medinë
Foto: Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Fero, muaj më parë ka bërë një tërheqje nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ndodhet në vendet e shenjta: Mekë dhe Medinë.

I njëjti ka publikuar një fotografi tjetër gjatë vizitës së tij në Medinë, Arabinë Saudite.


View this post on Instagram

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)

Medina ndërkohë është qyteti i dytë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe është i hapur për të vizituar edhe nga individët që nuk janë besimtarë të fesë Islame.

Fero shfaqet përkrah Gold AG dhe Muhamed Dërmakut: Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër
Lexo po ashtu Fero shfaqet përkrah Gold AG dhe Muhamed Dërmakut: Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër

Manifestohet gjithashtu si qyteti në të cilin Profeti Muhamed themeloi komunitetin musliman dhe njihet si vendi ku gjendet varri i tij.

View this post on Instagram

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)

Feronit Shabani (emri i vërtetë) nga ana tjetër këtë kohë e ka dëshmuar se dëshiron të bëhet një praktikues i madh i fesë islame.

Në postimin për largimin nga muzika, ai theksoi se më nuk do që fansat të dëgjojnë këngët e tij dhe pendohet për çdo tekst që ka shkruar. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)