LAJMI I FUNDIT:

Biden ia ngatërron emrin reperit të famshëm amerikan, i referohet si “djalosh”

Biden ia ngatërron emrin reperit të famshëm amerikan, i referohet si “djalosh”

Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar mbrëmë anëtarëve të Kongresit që mbron interesat e afro-amerikanëve, ku gjatë fjalimit reperit të famshëm i është drejtuar me termin “djaloshi”.

Bëhet fjalë për reperin LL Cool J, emri i vërtetë i të cilit është James Tod Smith, i cili të shtunën mbrëma mori shpërblimin për arritjet në muzikë në Washington, ku mori pjesë edhe Bideni, transmeton Telegrafi.


“Dy artistë të mëdhenj të kohës tonë paraqesin trashëgimin revolucionare të hip-hopit në SHBA, LL Jay Cool Jay, uhhh”, tha Biden derisa të pranishmit në sallë filluan të qeshin me gafën e tij.

Megjithatë, këtu nuk mori fund fjalimi i Bidenit: “ky djalosh, ky burrë ka biceps më të madh se kofsha ime”.

Republikanët menjëherë e shfrytëzuan rastin dhe në rrjetin social X publikuan videon e Bidenit me gafën e tij gjatë fjalimit. /Telegrafi/