LAJMI I FUNDIT:

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Pas fjalimit të djeshëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kombet e Bashkuara, rrjetet sociale janë vërshuar nga një video e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq.

Pasi Vuçiq përfundoi fjalimin, Gjuriq spontanisht filloi të duartrokiste, por më pas u ngrit shpejt kur vuri re se po regjistrohej nga kamera.


Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq vuri në dukje se 24 vjet më parë, vendet perëndimore “shkelën brutalisht Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” duke bombarduar territorin e atëhershëm të Jugosllavisë dhe se sot ata bëjnë thirrje për rëndësinë të ruajtjes së integritetit territorial, duke aluduar për Ukrainën dhe mbështetjen që ajo ka në komunitetin ndërkombëtar.

https://twitter.com/IIlllIIlIIIIIII/status/1704893405967376874

Vuçiq beson se 19 vende kanë kryer agresion ndaj Serbisë dhe se të gjitha sot flasin për integritetin territorial të Ukrainës.

Pas fjalimit të Vuçiqit, kamera është fokusuar tek delegacioni serb, ku ishin shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq dhe ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq.

Ky i fundit e duartrokiti presidentin serb, por kur pa se kamera po e regjistronte, papritur u hodh në këmbë. /Telegrafi/