LAJMI I FUNDIT:

E la të prangosur gruan brenda veturës që u përplas nga treni, policja në Kolorado nuk do të shkojë në burg

E la të prangosur gruan brenda veturës që u përplas nga treni, policja në Kolorado nuk do të shkojë në burg

Ish-policja Jordan Steinke u dënua me 30 muaj liri me kusht, që do të thotë se ajo shmangi burgun.

Në shtetin amerikan të Kolorados, Steinke mbylli një grua të prangosur në një veturë policie, e cila më pas u godit nga një tren mallrash, shkruan BBC.


Ajo u shpall fajtore për rrezikim dhe sulm të pamatur, ndërsa u lirua nga akuza për tentativë për vrasje.

29-vjeçarja, e cila humbi punën për shkak të incidentit, u urdhërua të bënte 100 orë shërbim në komunitet.

Yareni Rios-Gonzalez, gruaja që ishte në veturë, pësoi lëndime të rënda në aksident, duke përfshirë një dëmtim në tru.

Incidenti ndodhi shtatorin e kaluar, kur Steinke dhe një oficer tjetër po hetonin një raport për vozitje të rrezikshme dhe armë në kontenë Weld, rreth 115 kilometra larg Denverit.

Rios-Gonzalez u ndalua, u arrestua dhe u zhvendos në një veturë policie që ishte parkuar në shina hekurudhore.

Policët po kontrollonin automjetin e saj kur treni goditi veturën e policisë.

“Ajo që ndodhi atë natë më ka përndjekur për 364 ditë. Më kujtohet e qara jote dhe britma. Mbaj mend që të lutesha të më thuash emrin tënd. Të luta të rrije zgjuar. Nuk jam ndjerë kurrë kaq e pafuqishme. Nuk arritëm të nxjerrim jashtë veturës”, tha Steinke në një kërkimfalje të lexuar në gjykatë gjatë procesit gjyqësor.

Steinke shtoi se shpreson t’u japë oficerëve të policisë ligjërata edukative për rreziqet e hekurudhave. Avokati i viktimës i tha gjykatës se klientja e tij vuajti sepse aksidenti i ndryshoi jetën kaq rrënjësisht, por edhe se i vinte keq që Steinke humbi karrierën.

Gjyqtari Timothy Kerns tha se planifikoi të dërgonte Steinke në burg si një mësim që oficerët e policisë do të mbahen përgjegjës për sjellje të pahijshme.

Megjithatë, ndryshoi mendje kur si mbrojtja ashtu edhe prokuroria kërkuan një dënim me kusht. Një tjetër ish-polic i përfshirë në incident, Pablo Vazquez, do të dalë në gjyq më vonë këtë vit.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori