LAJMI I FUNDIT:

Goli i jashtëzakonshëm ndaj Polonisë, Jasir Asani në garë me yjet e mëdha për çmimin e madh nga UEFA

Goli i jashtëzakonshëm ndaj Polonisë, Jasir Asani në garë me yjet e mëdha për çmimin e madh nga UEFA

Janë mbyllur dy xhirot e muajit shtator për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Ka qenë një muaj shumë i suksesshëm për Kombëtaren e Shqipërisë që mori katër pikë nga dy ndeshje dhe bëri një hap gjigant drejt kualifikimit për në Euro 2024.


Jasir Asani ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e kuqezinjve 2-0 ndaj Polonisë, gol që është bërë viral.

Shënoi gol të jashtëzakonshëm, Asani tregon se çfarë i tha Szczesny pas pjesës së parë
Lexo po ashtu Shënoi gol të jashtëzakonshëm, Asani tregon se çfarë i tha Szczesny pas pjesës së parë

E goli i sulmuesit shqiptar është vlerësuar lartë edhe nga UEFA që e ka vendosur atë në mesin e katër më të mirëve të xhiros së dytë.

Asani është në garë për ta fituar çmimin e golit të xhiros së bashku me yllin e Portugalisë dhe Barcelonës, Joao Felix.

Dora e Sylvinhos te Shqipëria: Dy afrimet e tij që po i dërgojnë kuqezinjtë drejt Euro 2024
Lexo po ashtu Dora e Sylvinhos te Shqipëria: Dy afrimet e tij që po i dërgojnë kuqezinjtë drejt Euro 2024

Në garë është edhe Leonardo Trossard i Belgjikës që realizoi një gol të bukur si dhe Maxim Samorodov i Kazakistanit i cili gjithashtu shënoi një gol të bukur ndaj Irlandës.

Ylli i Kombëtares, ka nevojë për votat e tifozëve shqiptarë për ta fituar këtë çmim shumë të rëndësishëm. /Telegrafi/