LAJMI I FUNDIT:

Yakin thotë se është sqaruar me Xhakën, duke biseduar për 45 minuta: Nuk do të ndodhë më

Yakin thotë se është sqaruar me Xhakën, duke biseduar për 45 minuta: Nuk do të ndodhë më

Zvicra do të përballet të martën me Andorrën në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatit Evropian, ndërsa përzgjedhësi Murat Yakin në konferencë për shtyp foli edhe për kapitenin Granit Xhaka dhe deklaratat e tij.

Yakin nuk ka mundur t’i shmanget përgjigjes së disa pyetjeve për “çështjen Xhaka”, ku përzgjedhësi tha se është sqaruar me kapitenin dhe se komentet e tij i ka marr më shumë si sugjerim se sa si kritike.


Ai shtoi se ajo që bëri Xhaka nuk ishte e zgjuar, duke shtuar se: “Nuk do të ndodhë më”.

Yakin dhe Xhaka kanë biseduar për 45 minuta për fjalët e kapitenit, kur tha se stërvitjet nuk ishin në intensitetin e duhur.

“Ditën e djeshme kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Nuk ishte e nevojshme që publikisht t’i shprehte kritikat apo sugjerimet në atë mënyrë dhe këtë ia thash. Personalisht nuk e kam parë si kritikë, por më shumë si sugjerim”.

Federatës zvicerane nuk i kanë pëlqyer deklaratat e Xhakës, përzgjedhësi Yakin ka thënë se do të bisedojë privatisht me kapitenin
Lexo po ashtu Federatës zvicerane nuk i kanë pëlqyer deklaratat e Xhakës, përzgjedhësi Yakin ka thënë se do të bisedojë privatisht me kapitenin

“Graniti vetëm dëshiron të jetë me shumë i përfshirë në javët e stërvitjeve dhe kjo për mua është në rregulla. Pas 45 minutave, biseda përfundoi dhe tani duam të koncentrohemi në ndeshjen e radhës. E njoh Granitin shumë mirë dhe e kuptoj mirë”, ka thënë Yakin.

Tutje përzgjedhësi shtoi se Xhaka si kapiten ta udhëheq Zvicrën përpara drejt kualifikimit dhe shtoi se ekipi është në rrugën e duhur për ta arritur këtë gjë.

“Siç e thash, nuk e shoh si kritikë edhe pse është detyra e tij si kapiten dhe e kërkoj një gjë të tillë prej tij. Natyrisht, nuk duhet të jetë publike dhe menjëherë pas ndeshjes. Ajo nuk ishte e nevojshme dhe aspak e mençur”, ka thënë Yakin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori