LAJMI I FUNDIT:

Hetimet e krimeve të luftës, në Kosovë 33 të dënuar – në Serbi vetëm 17

Hetimet e krimeve të luftës, në Kosovë 33 të dënuar – në Serbi vetëm 17

Mbi 13 mijë të vrarë dhe mbi 400 masakra janë kryer nga forcat ushtarake e paramilitare serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prokurorisë Speciale të Kosovës vetëm gjatë vitit 2022 i janë bartur 331 raste.

Kjo prokurori gjatë vitit të kaluar pranoi edhe 13 raste të reja. Gjithashtu prokuroria aktualisht është duke trajtuar 344 raste, prej të cilave ka zgjidhur 6 të tilla.

Ndërsa, raste të pazgjidhura që kanë të bëjnë me krime të luftës mbesin edhe 338 të tjera.


Gëzim Shala nga IKD thotë për RTK-në se përmes moveprimit misionet ndërkombëtare si UNMIK e EULEX i kanë amnistuar rastet e krimeve të luftës.

“Kemi parë vazhdimisht propozime të ndryshme se si duhet trajtuar rastet e krimeve të luftës, mirëpo kryesisht nuk ka pasur një fokus në adresën e vetme për ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës e që është Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye secili institucion, duke përfshirë Kuvendin, Qeverinë etj, duhet ta kenë parasysh se adresa për luftimin e krimeve të luftës është Prokuroria Speciale, e cila duhet të fuqizohet me kapacitete për ta bërë këtë dhe realisht nuk ka adresa tjera”, tha Shala për RTK-në.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se në Kosovë me gjithë sfidat drejtësia po mundohet të ngrejë aktakuza për krimet e luftës.

“Në Serbi janë dënuar diku 17 persona për krimet e luftës në Kosovë, kurse sa i përket gjyqësorit vendor, Kosova ka arritur t’i dënojë më shumë se 35 persona për krimet e luftës në Kosovë. Pra, edhe përkundër sfidave që personat e dyshuar nuk gjenden në Kosovë, prap institucionet tona po mundohen që të ngrejnë disa aktakuza për krimet e luftës”, tha Alija.

Aktualisht në Prokurorinë Speciale në Departamentin për Krime Lufte janë të angazhuar katër prokurorë specialë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori