LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo u zemërua me gjyqtarin pas golit të anuluar, e shau spanjisht dhe anglisht

Ronaldo u zemërua me gjyqtarin pas golit të anuluar, e shau spanjisht dhe anglisht

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo i solli fitoren Al-Nassrit ndaj Al Shababit (4:0) në xhiron e katërt të kampionatit saudit, por në vend të gjithë të mirave që bëri në këtë ndeshje, shpërthimi i tij u bë viral.

Gjegjësisht, me Al-Nassr në avantazh 1:0 në minutën e 20-të, Marcelo Brozovic bëri një harkim të përsosur nga këndi, ndërsa Ronaldo bëri një kërcim të madh dhe shënoi gol.


Ajo u pasua nga festa e tij e njohur “Siuuu!”, me efekte të veçanta drite dhe entuziazëm në stadium.

Cristiano Ronaldo nuk ndalet me golat dhe asistime – i siguron tjetër fitore Al Nassrit
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo nuk ndalet me golat dhe asistime – i siguron tjetër fitore Al Nassrit

Mirëpo, argëtimin e prishi gjyqtari Ismail Elfath, i cili pasi ka parë pamjet, ka vënë re se portugezi kishte bërë faull kundër kundërshtarit para se të shënonte golin.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave u çmend për këtë dhe filloi t’i bërtiste gjyqtarit.

Fillimisht e shau në spanjisht duke thënë “bir kurve”, dhe më pas u tërbua me gjyqtarin edhe në anglisht: “Gjithmonë kundër meje, gjithmonë kundër meje!”.

Ai nuk mori karton të verdhë për këtë situatë dhe vlen të theksohet se gjatë ndeshjes shënoi dy gola nga pika e bardhë dhe asistoi një gol për Sadio Mane. /Telegrafi/