LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet lisi në Prishtinë, bllokohet rruga ”Rexhep Luci”

Rrëzohet lisi në Prishtinë, bllokohet rruga ”Rexhep Luci”

Rruga ”Rexhep Luci” në Prishtinë është bllokuar përkohësisht për shkak të rrëzimit të një lisi.

Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kjo rrugë është bllokuar dhe nuk mund të kalohet.


Jemi në pritje të përgjigjes së Policisë së Kosovës, të cilëve u kemi dërguar pyetje për të mësuar se a ka ndonjë të lënduar.

Komuna e Prishtinës kohë pas kohe ka bërë largimin e dorinjve të vjetër për shkak të rreziqeve që ata paraqesin për qytetarët.

Në të kaluarën ka pasur edhe raste tragjike, kur drunjtë kanë zënë qytetarët poshtë duke u marrë jetën.

Qytetarët, ndërkohë, kanë deklaruar se Komuna duhet patjetër t’i zëvendësojë drunjtë e vjetër me të rinj, sidomos tani që ndotja e ajrit në Prishtinë është e madhe./Telegrafi/