LAJMI I FUNDIT:

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i ka 60 ditë afat

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i ka 60 ditë afat

Interpretimi ose përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për pagën minimale i cili përfshinë edhe kërkesat e veteranëve të UÇK-së, sipas avokatëve duhet të bëhet publik brenda 60 ditëve, për shkak se i njëjti nuk është fuqi-plotë pasi nuk është dekretuar nga Presidentja.

Në sirtarin e Gjykatës Kushtetuese janë pesë ligje për të cilat pritet interpretim.

I fundit është ligji për pagën minimale i dërguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


Çfarë vendimi do të marr Gjykata Kushtetuese nuk dihet, por sipas avokatëve për kohën kur do të mësohet përgjigja dihen afatet.

“Nëse flasim për këtë rastin e fundit kur Ligji ende nuk ka hyrë në fuqi, ky afati brenda 8 ditëve nëse bëhet kërkesa për vlerësim e Kushtetutshmërisë, atëherë ligji është i qartë, që kjo do të bëhet më së largu brenda 60 ditëve, Gjykata Kushtetuese duhet ta nxjerr një vendim qoftë ta aprovoj, ta refuzoj, çfarëdo qoftë”, ka thënë Qëndrim Arifi, avokat.

Për ligjet që nuk janë në fuqi ekzistojnë afatet por ka ligje si për masat e përkohshme të produkteve themelore, i cili nga LDK u dërgon në Kushtetuese më 16 nëntor 2022. Kjo pasi ky ligj është në fuqi, dhe sipas avokatit Arifi nuk e përcaktohet se sa zgjatë periudha deri në marrjen e vendimit.

Edhe në një përgjigje për RTV Dukagjini, Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë afate duke thënë se janë në procedurë të shqyrtimit dhe do të njoftojnë për vendimet.

“Këto ligje aktualisht janë në procedurë të shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese. Sapo të merren vendimet në këto raste, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët parashtruese dhe opinioni”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga analistët politikë dërgimi i ligjeve në Kushtetuese nga parti politike dhe mekanizma të tjerë po vlerësohet se praktike e krijuar e cila e mbingarkon i Gjykatën Kushtetuese, madje edhe jashtë rolit të saj.

“Nuk është në përputhje me mandatin e Gjykatës (Kushtetuese) sepse ligjet duhet të vlerësohen se a përputhen me Kushtetutën e jo a janë në përputhje me ligjet tjera. Dhe gjithashtu ka një metodë që të dërgohen në ligjet në Gjykatën Kushtetuese përmes Ombuspersonit (Avokatit të Popullit), që gjithashtu përbën një keq-përdorim apo keq-interpretim të mandatit të ombus-personit”, ka thënë Seb Bytyçi, profesor universitar.

Përkundër kësaj profesori Bytyçi thotë se duhet të kërkohet bashkëpunim  dhe dialog pushtet-opozitë sidomos për ligjet që prekin temat nacionale.

Sipas hulumtimeve të shoqërisë civile dhe raporteve publike, avokati Arifi tregon se në raste të rregullta, mesatarja deri tek një vendim të Gjykatës Kushtetuese shkon deri në 14 muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori