Vitia thotë se ka siguruar furnizim me insulina: Nga tetori s’do të ekzistojë termi mungesë e barnave esenciale
Të gjithë pacientët të cilët janë insulinë vartës nuk duhet që të shqetësohen pasi në stoqe ka mjaftueshme medikamente.
Kështu ka deklaruar në një prononcim për Ekonomia Online, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Ministri Vitia ka sqaruar se i kanë marrë të gjitha masat që qytetarët të mos mbesin pa insulina, pasi Zyra e Prokurimit në MSh javë më parë kishte marr vendimin për anulim të tenderit për furnizim me insulina, shkaku i shkeljes së një dispozite të Ligjit për Prokurimin Publik.
“Përkundër problemeve të cilat kanë qenë me kontratën të cilët i’u referohen, ne si Ministri e Shëndetësisë kemi marr të gjitha masat dhe deri tani nuk ka ndodhur as edhe njëherë që qytetarët e Republikës të mbesin pa insulina, një produkt jetësor për pacientët insulinë varës në Kosovë
Kështu që pacientët nuk do të mbesin pa insulina natyrisht dhe ne i kemi marr të gjitha masat që kjo mos të ndodhë në as një moment”, tha ai.
Ministri deklaroi se me lëndën për insulina janë duke u marr organet e tjera ku shumë shpejt pritet që të vijnë në përfundime, ku më pastaj sipas tij, do të hapet rrugë për të vazhduar me procedurat për furnizim të rregullt.
“Kurse në anën tjetër për lëndën të cilët ju i referoheni tani janë duke u marr organet e tjera dhe shpresoj që shumë shpejt do të vijën në një përfundim meritor në raport me këtë lëndë dhe për të hapur rrugë pastaj për të vazhduar me procedurat për furnizim të rregullt jo vetëm emergjent siç ka qenë për insulina në këto vite. Absolutisht jo, i pari shqetësim që do të vinte nga unë edhe ato muaj përpara. Në momentin kur ne nuk jemi të shqetësuar dhe ka mjaftueshëm akoma në stok insulina për pacientët kjo nuk do të ndodh si e potencova qysh nuk ka ndodhur as në vitet e kaluar përkundër këtij problemi”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë sqaroi se furnizimi me barna esenciale dhe materiale shpenzuese nuk është në nivelin e duhur.
Sipas tij, listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe janë hapur proceduar për qindra produktet, ku sipas Vitisë deri në muajin tetor të këtij viti nuk do të ketë më probleme me barna esenciale nëpër spitale.
Ai theksoi se fjala mungesë dhe urgjencë në furnizime nuk do të jetë më në fjalorin e në terminologji.
“Furnizimi nuk është në nivelin e dëshiruar ashtu siç kam thënë edhe në fillim të këtij viti, listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe ka kaluar. Janë hapur proceduar për qindra produkte të cilat janë në listën e barnave esenciale, ashtu siç i kam thënë edhe drejtorit edhe drejtorëve të tjerë deri në muajin shtator-tetor nuk do të ketë dhe do të punojmë që të mos ketë më fjalë për mungesë për brana nga lista e barnave esenciale dhe për materiale shpenzuese”, tha ai.
“Kjo është duke shkuar sipas planit dhe natyrisht me rritjen e buxhetit kjo do të jetë një standard i vendosur i cili nuk ka qenë kurrë më herët i cili do të jetë një standardë i vendosur jo vetëm në shtator, tetor të këtij viti por do të vazhdoj edhe në vitet e tjera ku furnizimet do të jenë ashtu siç duhet me komplet listën e barnave esenciale e materialeve shpenzuese.
Ashtu siç thash deri në shtator, tetor kur të mbarojnë të gjitha këto proceduar do të vendoset një standard i ri ku fjala mungesë dhe urgjencë në furnizime e kam fjalën, sepse në shëndetësi ka edhe urgjenca dhe emergjenca, por sa i përket furnizimeve do të punojmë që nuk do të jete me në fjalorin e në terminologjinë tonë”, tha ai.
“Siç kemi thënë shumë herë, sigurimet shëndetësore dëshirojnë disa parakushte, parakushti kryesorë i sigurimeve shëndetësore është sistemi informativ shëndetësor. Sistemi informativ shëndetësorë tani më është paraqitur drafti final i studimit të fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësorë, është pranuar një nga tri propozimet nga ky studim i fizibilitetit dhe është duke u punuar me ritëm të shpejt dhe sistemi informativë shëndetësorë pritet që brenda një viti, ose një vit e gjysmë do të jetë funksional i cili do të jetë pastaj një parakusht esencial për fondin e sigurimeve shëndetësore të cilat me funksionalizimi e sistemit informativë shëndetësor do të jetë shumë lehët dhe shumë shpejt që do të mund të bëhen”, tha Vitia. /EO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet parlamentare në shkurt, KQZ publikon listën me 941 Qendra të votimit
Arrestimi i një personi në Tetovë i cili dyshohet për vrasje, policia jep detaje të reja
Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku “nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht”
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit